Banda e Durrësit, Krimet
e Rënda 19 vjet Bujar Gashit

Banda e Durrësit, Krimet <br />e Rënda 19 vjet Bujar Gashit
Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda dënoi me 19 vjet burg shtetasin Bujar Gashi, i akuzuar si anëtar i Bandës së Durrësit duke i ulur atij 6 vjet burg nga dënimi i kërkuar nga prokuroria.
Vendimi është dhënë sot, ku gjykata e deklaroi Gashin fajtor vetëm për një nga 4 akuzat që rëndonin ndaj tij.
Gjykata tha se Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha, tjetër anëtar i bandës.
Trupi gjykues nën kryesimin e gjykatësit Idriz Mulkurti e shpalli të pafajshëm për veprat penale të “Pjesmarrjes në organizatë kriminale”, “Kryerjes së krimeve nga organizata kriminale”, si dhe veprën penale për mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Ndaj Bujar Gashit gjykata ka realizuar një proces të ndarë nga pjesa tjerër, të akuzuar si pjestarë të bandës së Durrësit, pasi dhe arrestimi i tij u bë pas tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige