Është ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila me shumicë votash ka rrëzuar kërkesën e Dokles për shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Gjykatës së Lartë.
Sipas kushtetueses, Dokles nuk i janë cënuar të drejtat në procesin e gjykimit ndaj tij dhe argumentat e paraqitura nuk përbëjnë shkak për shfuqizim dënimesh.
Më 2 shkurt 2017, Kushtetuesja mori në shqyrtim kërkesën e Endrit Dokles ku mbi bazë dokumentesh u vendos që kërkesa e tij të rrëzohet.
Vendimi ende nuk është bërë publik nga administrate e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa burime për Report Tv konfirmuan se është rrëzuar kërkesa e Endrit Dokles dhe brënda muajit mars vendimi do jetë i publikuar në faqen zyrtare të gjykatës.
Dokle u hetua e u dënua për një sërë krimesh mes tyre dhe tentativën për eliminimin e Lulzim Berishës, ish-kreut të Bandës ku dhe vetë Dokle ishte anëtar.
Prej datës 2 nëntor 2005 Dokle ndodhet në qeli ndërsa në vitin 2014 Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për riçelje gjykimi duke lënë përfundimisht në fuqi dënimin me burg përjetë.
Akuzat që rëndojnë mbi Endrit Doklen
“Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal.
Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;
- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.
- “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.
- “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.
Endrit Dokle, anëtar i Bandës së Durrësit
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com