Banda e Lushnjes, gjykata lë në burg
Enver Dondollakun për 25 vjet

TIRANË – Gjykata e krimeve të rënda dënoi me 25 vjet burg, Enver Dondollakun një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të bandës së Lushnjes. Enver Dondollaku u arrestuar në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Ai akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni. Gjykata e mori vendimin pas kërkesës së vetë Dondollakut për gjykim të shkurtuar.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave