TIRANE- I rrethuar nga 4 truproja dhe i veçuar nga të pandehurit e tjerë të bandës së tritolit, Julian Sinanaj është revoltuar në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda duke kërkuar llogari se pse nuk është arrestuar personi nga Vlora me iniciale E.L, për të cilin ai ka dëshmuar se ishte pjesë e bandës.
E teksa prokurorët kanë qenë duke lexuar pretencën duke thënë se Sinanaj teksa është arrestuar ka patur një pistoletë dhe dy granata, ky i fundit ka ndërhyrë duke u shprehur se: “E nderuar Gjykatë kjo s’është aspak e vërtetë. Kur jam arrestuar kam patur vetëm një pistoletë e këtë mund ta faktoj, por ju lutem më jepni përgjigje pse s’e keni arrestuar personin që kam deponuar, apo se ka lidhje me politikanë? S’bëhet kështu, me gjyq e policë të korruptuar”.
Ky fakt konfirmohet për “A1 Report” nga Gjykata pranë Krimeve të Rënda, teksa po i njëjti burim konfirmoi se aktualisht po punohet me dëshminë e Sinanajt dhe Gjokonës për të prangosur persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Seanca me vendim të trupës gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Gjykata vendosi të rrëzojë dhe 3 kërkesat e bëra për gjykim të shkurtuar nga Andon Mëhillaj, Ilir Karcini dhe Albin Mexhaj.
Prokuroria akuzon Sinanajn, Ablin Mexhaj, Ndriçim Gjokonën, Marion Mitron, Andon e Gënis Mëhillajn, si anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal i cili kryente akte terroriste dhe eliminonte persona kundrejt pagesave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO