TIRANE- Shpartallohet një grup kriminal që vepronte në zonën e Vlorës, Tiranës dhe qyteteve të tjera.
Informacionet e para policore tregojnë se anëtarët e këtij grupi aktivitetin kriminal e kanë kryer në dy shtete, ku fillimisht kanë vepruar në Greqi, duke vrarë shumë persona dhe më pas janë rikthyer në Shqipëri, ku në zonën e Vlorës kanë kryer një seri aktesh shumë të rënda me tritol. Dje në mesditë, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka shpallur në kërkim kushërinjtë Genis Mëhillaj 43 vjeç, Andon Mëhillaj 39 vjeç, dhe prangosur Marion Mitron 42 vjeç si dhe shtetasin me inicialet N.Gj 31 vjeç.
Ndërkohë pesë ditë më parë policia ka arrestuar në zonën e 21 dhjetorit dhe shtetasin Julian Sinanaj, i cili ditën e ndalimit kishte planifikuar të vriste një biznesmen në Tiranë. Lidhur me këtë çështje të rëndë janë shpallur në kërkim këmbëtar dhe dy persona të tjerë si anëtarë të grupit. Burime pranë prokurorisë thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se të gjithë anëtarët e grupit janë banorë të Vlorës, dhe se jetojnë në një lagje të këtij qyteti. Ata ishin një bandë kriminale që kryente krime kundrejt pagesës, si në filmat hollivudianë. Shumat financiare për çdo vrasje varionin nga 10 deri në 20 mijë euro.
Arrestimi në Rinas
Policia ka mundur të arrestojë dje paradite në aeroportin "Nënë Tereza", shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Policia e kishte nën mbikqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë. Ky shtetas dyshohet se është porositësi i lëndës eksplozive që u vendos në automjetin e prefektit të Vlorës në datë 13 dhjetor 2013 dhe që u zbulua në hyrje të godinës së kryeministrisë. Mitro e ka nuhatur që ishte në vëzhgim policor dhe menjëherë ka marrë masa për largimin nga vendi, duke kërkuar ti shpëtojë prangave të policisë.
Mirëpo kanë qënë agjenët ata që e kanë ndaluar duke e arestuar për akuzën e “Akteve teroriste”. Sipas burimeve Mitro ishte njeriu që drejtonte grupin, duke marrë porositë nga biznesmenë të ndryshëm, me qëllim eleminimin e kundërshtarëve. Ndërkohë si sekserë shërbenin dhe dy kusherinjtë, Genis dhe Andon Mëhillaj nga Vlora, të cilët një pjesë të lekëve ja jepnin Julian Sinanaj, i cili kryente ekzekutimet me tritol dhe armë të ndryshme. Në pjesën më të madhe porositësit kanë qënë njerëz me influencë në fushën e ndërtimit dhe tregtisë në qytetin e Vlorës.
Armët e sekuestruara
Gjatë operacionit të koduar "Mega Operacion" është sekuestruar një sasi e konsiderueshme armatimi në banesën e shtetasit Julian Sinanaj. Pushkë snajper me silenciator, kallëpë tritoli, plumba të kalibrava të ndryshëm dhe sende të tjera, duke filluar nga dotonarët, granatat dhe deri tek një automatik “Skorpions” me silenciator dhe dhjetëra telefonë e fatura bankare. Këto armë janë gjetur në Tiranë, Kavajë dhe Durrës.
Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com