TIRANE- Teksa banda e tritolit po përgatiste planinin për vrasjen e një biznesmeni të fuqishëm në tregtinë e gazit dhe të naftës, mes dy anëtarëve të grupit ka lindur një mosmarëveshje e fortë, ku shkak është bërë një makinë e modelit “Fiat Punto”. Julian Sinanaj, kishte mbëritur nga Vlora së bashku me të dashurën e tij Denada Çuni, ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme i kërkonte llogari shtetasit Ndriçim Gjokona, që ti vinte në dispozicion automjetin tip “Fiat Punto”, të cilin do e përdorte për kryerjen e vrasjes. Mirëpo një kërkesë e tillë nuk është përmbushur nga Gjokona, i cili kishte njohje të vjetra me Sinanaj, pasi ai e furnizonte me lëndë eksplozivi si tritol, dotonatoirë, karta telefonike dhe aparatë celulari.
Duke qenë se Gjokona, nuk po i qëndron besnik marrëveshjes së bërë, pasi Sinanaj po humbte kohë duke qëndruar në Tiranë, 29-vjeçari Sinannaj, ka vendosur ta kërcënojë në telefon shtetasin Ndriçim Gjokona, duke e kanosur me vrasje. Fill pas kërcënimit, Gjokona duke e ditur se kishte të bënte me një vrasës me pagesë, nga frika e një eleminimi të mundshëm të tij, ka kallëzuar në polici Julian Sinanaj, për akuzën e “Kanosjes” dhe “Keqpërdorim të thirjeve telefonike”. Nisur nga kjo situatë, Sinanaj është mbajtur në mbikqyrje të reptë, derisa janë siguruar provat e implikimit të tij në një grup të strukturuar kriminal.
Kërcënimi
Rreth një javë më parë Julian Sinanaj mësohet se i është drejtuar shtetasit Ndriçim Gjokona, se duhet ti sillte patjetër makinën e premtuar nga Durrësi në Tiranë, të cilën do e përdorte në vrasje, por në fakt një kërkese të tillë nuk i është përgjigjur pozitivisht Gjokona. Ky i fundit i ka premtuar se do merte masa të menjëhershme për sigurimin e makinës, por në fakt nuk ka arritur. Nga ana tjetër disa ditë pas kësaj bisede, Gjokona është telefonuar sërisht nga Sinanaj, duke i pohuar se nëse nuk sillte makiën, do e vriste dhe do i zhdukte trupin në det. Pikërisht ky kërcënik ka detyruar Ndriçim Gjokonën, ti drejtohej Policisë së Shtetit dhe Policisë së Durrësit, ku dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj Julian Sinanaj. Ky i fundit, i ka treguar uniformave blu se kishin të bënin me një person të rrezikshëm dhe se duhej të mbahej në vëzhgim të plotë.
Dy të penduar
Teksa Julian Sinanaj është përgjuar dhe janë siguruar provat hetimore për implikimin e tij në tentativën e vrasjes së një biznesmeni në fushën e naftës dhe gazit, së bashku me të është shoqëruar në polici dhe kallëzuesi Ndriçim Gjokona. Ky i fundit ka pohuar se Sinanaj e kishte arrestuar, ndërkohë nga ballafaqimi i tyre, policia ka mësuar se nuk kishin të bënin vetëm me një vrasës serial, por edhe me një grup të strukturuar kriminal. Nisur nga kjo situatë, Gjokonës dhe Sinanaj, i është ofruar bashkëpunim nëse tregonin krimet, ku kanë pohuar se ishin dakort të flisnin në rast se ata dhe familjet e tyre meresgin në mbrojtje.
E dashura: Dija që mbante vetëm pistoletën
E dashura e Jualin Sinanaj, Denada Çuni ka treguar në prokurori se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të të dashurit të saj. Sipas Çunit, ajo e kishte ditur që Sinanaj mbante me vete një pistoletë, dhe se kur e kishte pyetur, Sinanaj kishte pohuar se e mbante për vetëmbrojtje dhe sportivitet.
Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com