Shoqata "Çamëria" ka shprehur habi për protestën greke ndaj banderolës së shfaqur gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër.
Sipas kësaj shoqate Greqia ka vendosur flamur irredentist për "Vorio Epirin" në ndeshjen me Malin e Zi. Por ata theksojnë se dy rastet nuk janë të njëjta.

Banderola në ndeshje ishte vendosur për një çështje humane, të një krahine gjeografike si Çamëria dhe këtë e tregon fakti se u shpalos në një ndeshje të organizuar nga UEFA dhe Franca. Ndërsa flamuri për një zonë irredentiste si "Vorio Epiri" është politik i organizuar nga tifozë grekë, në ndeshje të organizuar nga Greqia.

‘’Çamëria është term gjeografik, në dy shtete, që përdoret dhe në dokumentet greke’’, thonë ata, ndërsa "Vorio Epiri" është term irredentist, i shpikur në 1913, për trevat që Greqia donte të pushtonte. Përfaqësues të shoqatës Çamëria thonë se Ministria e Punëve të Jashtme është kthyer në zyrë pritje notash proteste nga Greqia, ndërokohë që nga ana e tyre nuk ka asnjë notë proteste.
 
Ata shprehen se Ministria e Jashtme duhet të dorëzojë notë proteste ndaj Greqisë dhe UEFA-s dhe se Federata Shqiptare e Futbollit duhet të kërkojë nga UEFA përjashtimin e përfaqësueses greke nga kompeticionet Europiane. ‘’FSHF duhet të mbrojë tifozët zvicerianë dhe organizatorët francezë për banderolën’’, shton shoqata Çamëria.
cameria

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com