Banesa iu shkrumbua, të moshuarit e djali i sëmurë nga Memaliaj pa strehë! Nënë Refija: U dogjën paratë që kishim mbledhur për funeral

Që prej 10 ditësh, familja Hoxha nga Fshatiu Toç i Memaliajt nuk ka ku të fusë kokën. Pas djegies së banesës nënë Refija 80 vjeç fle në ballkon, ndërsa bashkëshorti i saj Hyso dhe djali me probleme të shëndetit mendor në dhomën e djegur, që fqinjët e kanë rregulluar sadopak. Nuk mundën të shpëtoni asgjë, madje as lekët që kishin ruajtur për funeralin e tyre...

 “5 lekë i mblodhëm për varrimin. Mund të vdes unë, plaka. Kishim lekë e ato u dogjën, u bënë shkrumb”.

“Kishim ca lekë në dhomë tjetër e u dogjën edhe lekë. Kishim 700 e ca mijë lekë. Donte ti bënte 1 milion plaku. Lekët për varrim. Unë dua ndihmë për djalin. Dua të fle 5 ditë rehat. Merak djali kam”, tha e moshuara. 

Nënë Refija thotë se askush nuk ka ardhur që t’i ndihmojë, e me dhimbjen që u duket në sy, shpresat e vetme i kanë tek bujaria e shqiptarëve.

“Nga bashkia me fjalë të mira. Xhaxhi do ti bëjmë ne, do i rregullojmë ne. Asgjë nuk kemi parë kurrkund. Djali sëmurë me ilaçe”, tha i moshuari.

Mes dhimbjes, 80 vjeçarja tregon momentet kur shtëpia mori flakë dhe se mendimi i parë që i erdhi, ishte të shpëtonte të birin Kreshnikun.

“Kisha djalin brenda. Mos të kisha marrë plakun ta kisha nxjerrëe jashtë, do ishim djeg të dy. Shyqyr erdhi shoqëria ‘Vëllazëria’. E kam sëmurë. Bombola ishte këtu. Ishte bllokuar pak. Sa e ktheva shpërtheu. Kur shpërtheu, i fola këtij. Olaku as nuk dëgjonte, as nuk shihte. Mori flakë shpejt. Dhoma u bë tunel i zi. Ku të utesha. Jam në qiell të hapur. Po flemë jasht. Qe nga ajo ditë nuk kam fjetur fare. Unë fle përjashta. Asnjë ndihmë. Jemi në qiell të hapur. Dua ndihmë, po fle përjashta. Divanin ma ka sjellë komshija Plasi bombola. I thash burrit shko se plasi bombola. Na thirri nëna. Sa erdhëm ne, u dogj shtëpia. Zjarrëfiksja erdhi për një orë. Kishim merakun e djalit të sëmurë”.

Nga zjarri që shkaktoi shpërthimi i bombolës së gazit, tre pjesëtarët e familjes nuk përsuan lëndime, por mundi i gjithë jetës iu shkrumbua.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës