Burrel-Një shtëpi në Burrel është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Një 41 vjeçare  ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. Viktima është identifikuar si Fetie Cani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00.

"Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe(vajza e shtetases Sh.C)", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.