Vlorë - Një banesë në lagjen “24 Maji”, pranë vendit të njohur si ish-fusha e druve në Vlorë, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në banesat përreth.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.