MAT- Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Lis të Matit. Ka qenë ora 02:00 e mëngjesit kur shtëpia ku jetonin çifti i të moshuarve, Hamdi e Zyra Zhgjuni përkatësisht 85 dhe 83 vjeç, u përfshi nga flakët e zjarrit.
Kanë qenë komshinjtë e familjes Zhgjuni, ata që kanë pikasur zjarrin dhe në kohë rekord kanë mundur të nxjerrin të moshuarit nga banesa.
Ndërkohë nuk ka vonuar edhe mbërritja e zjarrfikëses, e cila ka punuar për shuarjen e zjarrit.
Dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa “A1 Report” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.
Kryefamiljari Hamdi Zhgjuni pohoi se në banesë i janë djegur edhe një sasi e konsiderueshme parash.
Paraprakisht dyshohet së shkak i rënies zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Mësohet se çifti i të moshuarve prej vitesh jetonte vetëm pasi fëmijët ndodhen jashtë shtetit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO