Banesa u shkrumbua nga zjarri, 6 anëtarët e familjes në Tropojë në qiell të hapur! Kryetari i Bashkisë u premton shtëpi të re

Banesa u shkrumbua nga zjarri, 6 anëtarët e familjes në Tropojë në qiell të hapur! Kryetari i Bashkisë u premton shtëpi të re

Një zjarr i rënë ditën e djeshme në një kullë dy katëshe  në Nikaj Mërtur të Tropojës, shkrumboi gjithçka duke lënë 6 anëtarët e një familje nën qiell të hapur.

Por gjatë ditës së sotme 6 anëtarëve të familjes së Prel Çunit u është premtuar banesë e re nga kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.

Byberi ka qenë pranë familjes 6 anëtarëshe për të parë nga afër gjendjen që la pas zjarri i rënë mbrëmë dhe që shkatërroi gjithçka që kjo familje kishte. Byberi bëri apel për ç'do qytetar Tropojan brenda dhe jashtë vendit, për ç'do biznesmen që së bashku në mënyrë emergjente te  kontribuojnë brenda mundësive që kjo familje fatkeqe të mund të strehohet sa me parë.

Byberi tha se organet e qeverisjes vendore por dhe ato shtetërore përmes Prefekturës Kukës do të japin kontributin e tyre në limitet e mundësisë por kjo është e pamjaftueshme. Aktualisht familjes nga Bashkia Tropjë i është dhënë një çadër por strehimi i saj është emergjent për shkak se në këtë zonë kanë filluar reshjet e para të dëborës dhe dimri është i ashpër.

Në këtë familje dy prej pjesëtarëve janë paraplegjikë. Kjo familje është në një gjendje shume të rënde jo vetëm ekonomike, fizike por dhe psikologjike për shkaka të  humbjes së një prej djemëve gjatë  një aksidenti të ndodhur kohë më parë në Lezhë. Sikur të mos mjaftonte kjo atyre iu shkrumbua edhe banesa nga shkaqe që ende nuk dihen.

Për të parë nga afër situatën në këtë familje ketë të diel pranë tyre kanë qenë  Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi bashe ekipin e emergjencave civile dhe  N/Prefekti i Qarkut Granit Kurmekaj dhe N/Kryetari i Bashkise Kujtim Rexha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar