Banesat me qira, qeveria përcakton procedurat e blerjes nga shteti

Banesat me qira, qeveria përcakton procedurat e blerjes nga shteti

TIRANE- Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi dje të përcaktojë procedurat për blerjen e banesave në tregun e lirë, të cilat do të përdoren për programin e banesave sociale me qira. Kjo masë ka të bëjë me nevojën urgjente për të siguruar një fond banesash për familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet e kohëve të fundit.

Sipas VKM, blerja e banesave sociale me qira kryhet drejtpërdrejt në treg të lirë dhe/ose nga shitja e banesave në ankandin e organizuar nga përmbaruesi gjyqësor, pasi ka mbaruar ankandi i parë. Banesat që blihen për t’iu shtuar fondit të banesave sociale me qira, duhet të plotësojnë normat dhe kushtet e parashikuara në legjislacionin në fuqi, që përcakton kushtet, normat dhe standardet e banesave sociale në programet përkatëse të strehimit, thekson Vendimi.

Sipas VKM, bashkitë dhe Enti Kombëtar i Banesave, me shpalljen publike të ftesës për marrjen e ofertave për shitblerjen e banesave sociale, ngrenë komisionin e shqyrtimit të ofertave për administrimin e procedurës së shitblerjes.  Kur banesat ose objektet janë në pronësi të ndërmarrjeve shtetërore në likuidim, ose në pronësi të të tretëve, fituar nga shitja në ankand e pronës shtetërore, kur në to janë strehuar familjarë me ose pa autorizime nga subjektet shtetërore, kur këto objekte nuk plotësojnë kushtet teknike, normat e standardet dhe përbëjnë rrezik për jetën e banorëve, kur familjet që banojnë në to janë të rrezikuara të nxirren jashtë me forcë për shkak të lirimit të objektit, banesa sociale mund të blihet në treg edhe pa zhvilluar procedurën e shpalljes publike të thirrjes për oferta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë