Bangladesh, mbi 100 të vdekur
nga zjarri në fabrikën e veshjeve

BANGLADESH - Të paktën 117 persona kanë humbur jetën për shkak të zjarrit të fuqishëm që përfshiu një fabrikë të prodhimit të veshjeve në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit.

Mediat vendase raportojnë për mbi 200 të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve janë hedhur nga dritaret e fabrikës, për t’i shpëtuar flakëve. Zjarrfikësit kanë luftuar më zjarrin për orë të tëra natën e së shtunës, fillimisht në katin e parë të godinës 9-katëshe ku punonin mbi 2 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve gra.

Burimet zyrtare thanë se operacionet e shpëtimit kanë qenë shumë të vështira për shkak se në fabrikë kishte përmbajte të lartë të pambukut, ç’ka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Për pasojë, zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në disa kate të godinës, ç’ka ka rritur bilancin e viktimave orë pas ore.

Shumë familjarë nuk kanë asnjë informacion për vajzat apo nënat e tyre, të cilat rezultojnë të humbura pasi nuk gjenden as në spitalet e qytetit. Bangladeshi ka prodhimin e veshjeve një prej zërave kryesore të të ardhurave, ku vetëm nga eksportet shënohen 24 milionë dollarë në vit.

Në këtë vend janë në punë rreth 4. 500 fabrika, të cilat prodhojnë veshje edhe për firma prestigjioze si H&M, Marks & Spencer, Kohl's apo Carrefour.

(a.q/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura