Një nga studentet amerikane të vrara gjatë sulmit terrorist në Daka disa minuta para se të goditej në tualetin ku ndodhej së bashku me dy shoqet e saj, ka telefonuar babain. 19-vjeçarja Tarishi Jain, ishte një nga tre studentet amerikane që humbi jetën nga sulmet në Bagladesh.
Me zhurmën e plumbave në sfond dhe panikun e dukshëm në zërin e saj 19-vjeçarja ka telefonuar babanë dhe i ka thënë: ‘’Jam shumë e frikësuar…Nuk jam e sigurtë nëse do mund të shpëtoj. Ata po vrasin secilin këtu, mendoj që do të qëllohemi një nga një’’, shkruan Daily Mail. Kjo telefonatë e tmerrshme është bërë para orës 6 të mëngjesit, ndërkohë që autoritetet e Bangladeshit kanë konfirmuar se Tarishi, e cila studionte Ekonomi në Universitetin e Kalifornisë u vra së bashku me kolegët e SHBA, Abinta Kabir dhe Faraaz Hossain.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com