Vetëm pak kohë më parë në raport i fundit i Bankës Botërore lëshoi alarmin se të rinjtë në Shqipëri po keqarsimohen duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë më minimale.

Raporti doli në rezultatin tronditës se 57% e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë. E thënë ndryshe, këta janë persona që dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar.

Rezultatet e raportit që bazohet në testet e Pizës, tregojnë se kjo është një nga normat më të larta të analfabetizimit funksional në gjithë rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore duke lënë pas vetëm 3 vende, Kirgistanin, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Në Ballkan, Shqipëria mban rekordin negativ.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)