Banka Botërore vlerëson ecurinë
reformës në shërbimet publike‏

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike është takuar sot paradite me Zv.presidentin e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore, z.Cyril Muller. Takimi i zhvilluar në mjediset e ADISA pranë ZRPP Tirane është fokusuar në ecurinë e deritanishne të reformës në shërbimet publike si dhe hapat e tjere që do të ndërmërren për ta thelluar këtë reformë.
 
Fillimisht ministrja Harito dhe z.Muller kanë vizituar sportelet e menaxhuara nga ADISA, ku zyrtarit të lartë të BB i është shpjeguar mënyra e funksionimit të këtyre sporteleve, ndryshimi që është bërë me ndarjen e sporteleve nga zyrat ku prodhohet informacioni si dhe lehtësitë që janë krijuar për qytetarët që marrin shërbime në këto sportele.
 
Gjatë takimit dypalësh Ministrja Harito e ka njohur z.Muller më gjerësisht me ecurinë e projektit të mbështetur financiarisht nga Banka Botëtore për ndryshimin rrënjësor të mënyrës së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
 
“Përcaktimi dhe forcimi i standarteve të unifikuara për ofrimin e shërbimeve publike është shumë i rëndësishëm për të rritur besimin e publikut të institucionet shtetërore. Ndaj dhe ne jemi fokusuar në mënyrë të veçantë në këtë process”, është shprehur ministrja Harito. Sipas saj ADISA është duke ecur me ritme të shpejta në procesin e ri-inxhinierizimit, me synim marrjen në administrim edhe të sporteleve të institucioneve të tjera publike.
 
Nga ana e tij z.Muller ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Shqiptare në kuadër të Programi “Inovacioni kundër korrupsionit- Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin”. Ai ka siguruar për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore për realizimin e këtij projekti me efekte mjaft të dobishme për qytetarët shqiptarë.
 
Banka Botërore ka mbështetur financiarisht “Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin” me 32 milionë dollarë amerikanë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi