Banka Botërore i mbetet SHBA-së
Jim Yong Kim është presidenti i ri

Banka Botërore i mbetet SHBA-së <br />Jim Yong Kim është presidenti i ri
NEW YORK – Bordi i Bankës Botërore (BB) ka emëruar amerikanin Jim Yong Kim (foto) president të ri të institutit financiar. Lajmi u njoftua me një komunikatë në përfundim të këshillit administrues. Zgjedhja e Kim konfirmon traditën sipas të cilës një amerikan qëndron në krye të Bankës Botërore ndërsa një evropian drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kim, i lindur në Korenë e Jugut, pason Robert Zoellick dhe bëhet amerikani i trembëdhjetë që kryeson BB, e cila kryesisht merret me mbështetjen ndaj rritjes ekonomike.

Rregulla e alternimit SHBA-Europe në krye të BB dhe FMN-së u vu për herë të parë në diskutim ku ministri i Financave të Nigerisë, Ngori Okonjo-Iwala, u kandidua për të zënë vendin e Zoellick, duke pohuar se kredituesi ndërkombëtar kishte nevojë të riorientohej nga një përfaqësues i vendeve në zhvillim. Një kandidat i tretë, ekonomisti kolumbian Josè Antonio Ocampo, u tërhoq të premton nga gara për shtuar shanset e fitores së Okonjo-Iweala.

Jim Yong Kim, 52 vjeç, vjen nga bota e mjekësisë dhe do të marrë detyrën në qershor, kur mandati 5-vjeçar i Zoellick të skadojë. Risia gjithsesi nuk mungon, meqë zakonisht presidentët e Bankës Botërore zgjidhen nga rangjet e financës dhe diplomacisë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje