Banka Botërore: Kujdes
me investimet e mëdha

Banka Botërore: Kujdes<br />me investimet e mëdha
Banka Botërore i sugjeron qeverisë të marrë në konsideratë ndërprerjen e investimeve të mëdha në infrastrukturë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe përkeqësimit të financave publike.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Kseina Ivovski, i ka bërë apel qeverisë të marrë në konsideratë ndërprerjen e investimeve të mëdha në infrastrukturë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe përkeqësimit të financave publike.

“Nëse situata në eurozone përkeqësohet dhe nëse të ardhurat do të jenë më te ulëta se sa janë parashikuar në buxhetin e 2012 mund të jetë e nevojshme të shtyhen disa nga këto projekte të mëdha në infrastrukturë. Pra duhet monitoruar situata me shumë kujdes dhe të mos pritet në periudhë afatmesme për të bërë këto rregullime, por nëse është e nevojshme të ndërhyhet sa më shpejt. Niveli i borxhit në Shqipëri është rreth 59 përqind, shumë afër asaj që ne e quajmë kufiri i sigurtë për ekonomi si Shqipëria. Kur ndodhesh në një situatë të tille buxhetore ka dy prioritete. E para është fokusimi tek rritja e të ardhurave përmes përmirësimit të mbledhjes se taksave. Dhe pasi është bërë kjo dhe buxheti vazhdon të jetë i shtrënguar duhet të bësh zgjedhje të vështira tek shpenzimet. Dhe kur ndërhyhet tek shpenzimet, mbrojtja e sektorëve kyç si shëndetësia dhe arsimi është qartësisht prioriteti kryesor, sepse kapitali human është pasuria më e madhe që një vend ka dhe do të ketë", thotë Ivovski.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online