Banka e Shqipërisë e FMN seminar
për politikën monetare e fiskale

Banka e Sllovenisë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar organizuan seminarin e nivelit të lartë me temë “Rishqyrtimi i bashkërendimit midis politikës monetare dhe politikës fiskale” në të cilin mori pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në këtë seminar merrnin pjesë një numër i lartë guvernatorësh të bankave të ndryshme qendrore evropiane, brenda dhe jashtë Eurozonës, përfaqësues të spikatur të institucioneve ndërkombëtare dhe figura të njohura të botës akademike dhe financiare.
 
Ky seminar shërbeu si një platformë diskutimi për të shkëmbyer ide mbi bashkërendimin e politikës monetare dhe asaj fiskale, çështje kjo e cila përbën një interes të veçantë nga këndvështrimi i sfidave me të cilat po përballen bankat qendrore sot.
 
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti një kumtesë në panelin “Zbatimi i politikës monetare kur hapësira fiskale është e kufizuar”, prezantuar nga Hans-HelmutKotz, Profesor në Qendrën për Studime Financiare në Universitetin Goethe dhe drejtuar nga DubravkoMihaljek, Drejtor i Analizës Makroekonomike në Bankën Ndërkombëtare të Rregullimeve.
 
Sejko diskutoi mbi kontributin dhe rolin e politikës monetare në kushtet e një politike fiskale konsoliduese referuar eksperiencës shqiptare. Në përfundim, Guvernatori iu përgjigj interesit të pjesëmarrësve, duke ndarë me ta pikëpamjet e tij mbi çështjet e ngritura.
 
Gjatë këtij seminari, Guvernatori Sejko pati rastin të zhvillojë takime me Guvernatorin e Bankës së Sllovenisë, BostjanJazbec, dhe guvernatorët e tjerë pjesëmarrës, në fokus të të cilave ishte zhvillimi i bashkëpunimit dhe diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar