Banka e Shqipërisë: Synimi ynë, rikthimi i besimit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2016. Në këtë mbledhje është diskutuar për veprimtarin e bankës gjatë vitit 2015, ku përveç vendimmarrjes në fushën e politikës monetare, është synuar rikthimin i plotë i besimit të publikut pas skandalit në bankën e Shqipërisë ku u vodhen 713 milionë lekë.
Po kështu Këshilli do të miratojë rregulla të reja aktivitetin ditor për secilin department të Bankës. “Qëllim mbetet përsosja e administrimit të veprimtarisë së institucionit, kryesisht nëpërmjet forcimit të pandërprerë të kontrollit të brendshëm dhe administrimit më të mirë të rrezikut të veprimtarisë”, - thuhet në një njoftim të Bankës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje është miratuar edhe programi i punës i Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2016.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro