Banka e Shqipërisë: Të ardhurat
nga aktiviteti valutor u rritën me 40%

Banka e Shqipërisë: Të ardhurat<br />nga aktiviteti valutor u rritën me 40%
Bankës së Shqipërisë, bëri të ditur në raportin e publikuar së fundi mbi statistikat në sistemin bankar se, të ardhurat nga aktiviteti valutor për këtë periudhë të vitit, përbënë gjithsej 40% të së ardhurave, ndërkohë që në vitin 2012 ky tregues shënonte nivelin 25%.

Ekspertët bankar vërejnë se, të dhënat tregojnë qartë se sistemi bankar në vend po orientohet drejt produkte të tjerë fitimprurëse dhe po bëhet më pak i varur nga ndërmjetësimi financiar. Sipas Bankës Qendrore peshë të rëndësishme në rezultatin financiar të bankave ka pasur rikthimi i fondit rezervë për kreditë me probleme.

Të ardhurat nga kthimi i provigjioneve zinte mesatarisht në 6-mujorin e parë të vitit 25% të totalit të ardhurave për bankat. Ndërkohë, të ardhurat nga komisionet kanë një peshë pak a shumë të pandryshuar në strukturën e bankave, peshë që qëndron prej vitesh në intervalin mes 3% dhe 4%./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet një pushim shumë i gjatë', Adele heq dorë nga muzika?

'Më duhet një pushim shumë i gjatë', Adele heq dorë nga muzika?