TIRANE- Presidenti i Republikës ka përzgjedhur katër emra për guvernator të Bankës së Shqipërisë. Burime për gazetën “Shqiptarja.com” pohuan se në tryezën e Nishanit ndohen katër kandidatura për të marrë drejtimin e Bankës së Shqipërisë. Konkretisht bëhet fjalë për Xhentil Demiraj, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço, ku kjo e fundit është edhe një nga kandidatet që ka edhe pëlqimin e mazhorancës.