Banka Qendrore e Kosovës: Mbi 2 miliardë vlera e depozitave në bankat komerciale

/ATSH/.- "Vlera e depozitave nëpër banka komerciale ka arritur vlerën prej 2 miliard e 500 milionë euro, ndërsa në vitin 210, vlera e depozitave ishte vetëm 1 miliard e 96 milionë euro, ku për katër vite ka arritur 20 % rritje", u theksua sot gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në aktivitet ishin të pranishëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësues i Zyrës së BE-së, në Kosovë, Thomas Goncchi, Guvernatori i Bankës Qendrore te Kosovës, Bedri Hamza, kryetari i bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Robert ëright etj.

Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës Qendrore te Kosovës, Bedri Hamza theksoi se "zhvillimi i funksionit të Bankës Qendrore të Kosovës ndodhi në kohën kur pjesa më e madhe e rajonit ishin në pjesën e përfundimit të tranzicionit , ku BQK-ja u tregua e vëmendshme dhe bëri përpjeke duke mësuar nga ajo që kaluan bankat qendrore të rajonit dhe zgjodhi modelin, i cili u tregua i suksesshëm për zhvillimin e një sektori financiar, efikas dhe të qëndrueshëm".

Presidentja Jahjaga tha se "gjatë gjithë kësaj periudhe, Banka Qendrore e Kosovës ka përmbushur me përkushtim funksionet e saj, në veçanti përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit bankar për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat e menaxhimit të shëndoshë dhe për të garantuar stabilitetin e sistemit tonë financiar".

"Banka Qendrore e Kosovës mbetet një ndër shtyllat kryesore institucionale të ekonomisë, shtyllë e sistemit financiar dhe mbrojtëse e stabilitetit financiar e makroekonomik të vendit. Sot jemi të vetëdijshëm se liria ekonomike është një e mirë e pandashme nga liria individuale dhe kolektive. Liria ekonomike është fondament për një performancë më të fuqishme ekonomike. Ajo siguron prosperitet ekonomik e stabilitet social. Prandaj, si e tillë ajo duhet të kultivohet, të mbrohet e të mbahet lartë në agjendën e prioriteteve tona. Lehtësimi i konkurrencës së lirë dhe zhbërja e karteleve dhe monopoleve, mundësojnë rritje të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse ekonomike, të mbështetur tek frytet e iniciativës së lirë, të inovacionit dhe të hulumtimit e zhvillimi", tha Jahjaga.

Ndërsa, Thomas Goncchi, përfaqësues i Zyrës së BE-së, në Kosovë, tha se "sistemi bankar është stabil dhe se sistemi i depozitave janë të mjaftueshme".
"Duke marrë parasysh krizën e fundit ekonomike financiare në Kosovë, sistemet bankare financiare janë të qëndrueshme, janë gjithashtu të domosdoshme, mendoj se Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyer për ta mbajtur sistemin sa më stabil që është e mundur", u shpreh Goncchi.

Nga ana tjetër,Robert ëright, kryetar i bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, tha se sistemi bankar në Kosovë, ka treguar performancë dhe se BQK-ja ka mirëkuptim reciprok të shkëlqyeshëm me Evropën Juglindore". /KosovaPress/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues