Në një ceremoni të posaçme, u inaugurua rinovimi i degës së Bankës Societe Generale Albani në qytetin e Korçës. Të ftuar të veçantë të kësaj ceremonie ishin ambasadori i Francës Bernard Fotiussi, kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo si dhe shumë klientë dhe bashkëpunëtarë të kësaj dege.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i bankës Societe Generale Albania, Frederic Blanc nënvizoi zhvillimin e vazhdueshëm të degës së bankës që në Prill të vitit 2005, në mbështetje të individëve, bizneseve të vogla dhe bizneseve koorporatë për qytetin e Korçës.
"Rinovimi i kësaj dege shton prezencën tonë në qytetin e Korçës dhe në të gjithë rajonin e Juglindjes. Ne jemi të nderuar që i shërbejmë dhe ndajmë suksesin tonë me 4000 klientët tanë në qytetin e Korçës dhe me 27000 klientë në rajonin e Juglindjes", - u shpreh Blanc.
Ceremonia u zhvillua nën një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com