TIRANË - Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e katërt 2014, ku evidenton se për kredinë dhënë individëve, bankat shprehen për lehtësim ndjeshëm më të ulët të standardeve, krahasuar me pjesën e parë të vitit.
Masa e lehtësimit të standardeve ishte më e ulët, si për kredinë e dhënë për blerje banese ashtu dhe për kredinë konsumatore.
Sipas BSH-së, ecuria e standardeve u ndikua pozitivisht nga faktorë që lidhen me gjendjen e likuiditetit të vetë bankave, nivelin e konkurrencës në sistemin bankar dhe politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë.
Për individët, kushtet kryesore të përdorura nga bankat në zbatimin e politikës lehtësuese të standardeve ishin rritja e maturitetit dhe e madhësisë së kredisë./ATSH/
/Shqiptarja.com