TIRANE- Drejtoria e Përgjithshëm e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka paralajmëruar bankat tregtare se çdo rast mosdeklarimi i paraqitjes së bilanceve të dyfishta nga ana e subjekteve që aplikojnë për kredi, do sjellë ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, kreu i këtij institucioni, Gent Gazheli se përmes një njoftimi u është sqaruar bankave se një veprim i tillë përbën vepër penale, si për vetë subjektin tregtar që ka manipuluar treguesit, ashtu si dhe vetë banka që nuk e raporton. Sipas tij, manipulimi i bilanceve konsiderohet krim fiskal sipas ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.