"Bankers", Braçe: Ka ardhur koha
të përgjigjet, si ajo gjejmë në Afrikë

të përgjigjet, si ajo gjejmë në Afrikë">
TIRANE - Pas Kryeministrit Edi Rama edhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka paralajmëruar audit ndërkombëtar për kompaninë “Bankers Petroleum”, e cila është përgjegjëse për shpërthimet e puseve të naftës në Patos-Marinzë.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike duke theksuar se “Bankers” do të japë përgjigje tashmë me letra për shumën prej 1.2 miliardë dollarë investime që ajo ka deklaruar në 11 vite. Sipas Braçes, ndaj “Bankers” nuk është ushtruar kontrolle ndër vite, por tashmë kësaj i ka ardhur fundit.

Për Braçen, Shqipëria nuk ka nevojë për kompani të tilla që siç u shpreh ai gjenden edhe në Afrikë.

“Më bëri shumë përshtypje fjala e një deputeti për një kompani. Ajo reflektoi atë që kemi thënë në opozitë. Nuk ka pasur asnjë kontroll ndaj asaj kompanie. Shuma 1.2 miliardë dollarë investime që raporton ajo kompani për të iu shmangur taksave tani më do ta vërtetojë me fatura. Dhe duhet domosdo që të bëhet audit ndaj kompanisë. Edhe pse është i huaj, gjejmë në Afrikë sa të duash, këtu je në Evropë je në Shqipëri.” theksoi në fjalën e tij Braçe

brace

Bumçi: Rama me dy standarde, CEZ-it i fali 600 milionë euro
Më herët deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi akuzoi se përgjatë 11 viteve “Bankers” ka investuar 1.2 miliardë dollarë, ndërsa shteti ka marrë 500 milionë dollarë mbrapsht.

Duke bërë një krahasim me marrëveshjen me CEZ, Bumçi tha se Kryeministri Rama veproi me dy standarde pasi në këtë rast. Sipas tij shefi i qeverisë e mbylli arbitrazhin në mënyrë jo transparente duke i falur 600 milionë euro.

“Bankers ka investuar 1.2 mld dollarë gjatë 11 viteve dhe shteti ka marrë 500 mln dollarë mbrapsht, kjo sdo të thotë që kompania mos përgjigjet për dëmet, por derisa Kryeministri mban këtë qëndrim në këtë rast, në rastin e CEZ kjo i detyrohej shtetit 600 milionë euro, por Rama nuk shkoi drejt arbitrazhit por mbylli në mënyrë jo transparente fali 600 milionë euro. Cili është interesi i Ramës në rastin e CEZ? Kryeministri iu sul investimit më strategjik. Në 2013 vit zgjedhor kanë ardhur në shqipëri 160 mln euro investime të huaja më shumë se në 2014.” u shpreh Bumçi

bumci

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve