Në këtë kuadër në bashkitë Roskovec dhe Patos u organizuan takime të ndryshme me fermerë të zonës, në dispozicion të të cilëve do të jetë organizata e konsulencës CBS, për t’i ndihmuar ata në hartimin e projekteve që të mund të përfitojnë nga fondet e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
‘Ky projekt ka në fokus mbështetjen për fermerët për aplikime në skemën e subvencionimit, që qeveria ka hapur nga data 1 mars deri në datë 28 mars, një mundësi shumë e mirë për fermerët që duan të investojnë. Kjo është iniciativë e mirë e Bankers, por shpresoj që të shoqërohet me rezultatet me të mira të mundshme, aplikimet dhe përfitimet për fermerët“ tha Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë Roskovec.
Ekspertiza dhe asistenca teknike për fermerët do të kryhet nga CBS, e cila tashmë ka hapur edhe një zyrë në rajonin e Fierit për të lehtësuar aksesin në shërbime. “Sot ishim në një takim me fermerët agro-përpunues të sektorit bujqësor të bashkisë Roskovec, në kuadër të bashkëpunimit të Bankers, që është në mbështetje të fermerëve të zonës, organizatës CBS për të mundësuar financimin e agro-biznesit” tha Ilir Bilku Përfaqësues i CBS.
Asistenca në aplikim përfshin projektin arkitekturor dhe inxhinierik, planin e biznesit dhe sistemimin e të gjithë dokumentacionit të aplikimit në përputhje me kushtet dhe kriteret e legjislacionit shqiptar. I gjithë procesi i asistencës mundësohet nga Bankers Petroleum, kompani e cila ka gjithnjë në fokus të aktivitetit të saj mirëqenien dhe zhvillimin e banorëve të zonave ku operon.
“Në kuadër të programit të investimeve në komunitet, Bankers ka çelur një program të veçantë për rivitalizimin e ekonomisë në Patos Marinzë, ku bujqësia zë një vend shumë të rëndësishëm. Ne po organizojmë sot një seminar informues, ku përfaqësues të Bankers, CBS që ka një ekspertizë të gjatë, po asistojmë në ndihmën e fermerëve për aplikimet për fondet kombëtare të AZHBR. Bankers është financuesi kryesor i kësaj faze për përgatitjet e aplikimeve, planeve të biznesit, por edhe ekspertizës së vazhdueshme përmes një angazhimi shumë vjeçar” tha Adriatik Golemi, Menaxher i Marrëdhënieve me Komunitetin, Bankers Petroleum
I gjithë rajoni I Patos-Marinzës numëron rreth 300 fermerë, të cilët kanë investuar në ngritjen e serave për prodhimin e frutave dhe perimeve. Përfitimi I fondeve dhe granteve të ndryshme do të mundësonte fuqizimin e bizneseve të tyre të vogla nga ku do të mund të përfitojnë rreth 22 mijë familje të të gjithë zonës.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









