Bankers Petroleum: Me AKBN 
marrim palë të tretë për auditimin

Bankers Petroleum: Me AKBN <br />marrim palë të tretë për auditimin
Kompania Bankers Petroleum perms një njoftimi për mediat ka bërë me dije se AKBN ka marrë angazhimin për t’ia caktuar një pale të tretë auditimin e kompanisë.

Njoftimi i plotë i kompanisë së naftës Bankers Petroleum
Bankers Petroleum Ltd., (“Bankers” ose “Kompania”) (TSX: BNK, AIM: BNK) deshiron t’ju njoftoje marrjen e angazhimit nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore (‘AKBN’) per te angazhuar nje kompani auditimi nderkombetare, pale e trete, ne zgjidhjen e nje auditimi te hapur ne lidhje me  shpenzimet operative dhe kapitale te pranuara si kosto te rekuperueshme sic eshte deklaruar me pare edhe ne bilancin financiar te kompanise.

Ne javet e ardhshme palet do te zgjedhin nje auditues nderkombetar, dhe shpresojne te arrijne nje perfundim mbi kete ceshtje ne muajt ne vazhdim. Kjo nisme pritet gjithashtu qe te zgjidhe edhe vleresimin per balancen e takses prej US$57milion te marre se fundmi e bazuar mbi auditin e sipermendur.

“Kjo nisme perfaqeson nje hap te rendesishem drejt rritjes se transparences ne administrimin dhe rregullimin e aktivitetit te naftes dhe gazit ne Shqiperi. Bankers e shikon kete angazhim te autoriteteve si nje moment te rendesishem ne permiresimin e vazhdueshem te operacioneve tona”, komentoi David French, President dhe CEO i  Bankers Petroleum.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet