Bankers publikon të ardhurat: 
29.52 US dollar për fuçi në ditë 

Bankers publikon të ardhurat: <br />29.52 US dollar për fuçi në ditë 
Marzhi i të ardhurave në tremujorin e dytë të Bankers Petroleum Ltd është 29.52 US dollar për fuçi naftë në ditë.

Të ardhurat financiare dhe operacionale të tremujorit të dytë të 2015-ës i ka publikuar vetë kompania nëpërmjet një njoftimi pë mediat

Në njoftim thuhet se Bankers Petroleum arriti një marzh të të ardhurave me 29.52 dollar për fuçi dhe të ardhura operative neto 23.24 dollar për fuçi.
 
Njoftimi i plotë i Bankers Petroleum
Bankers Petroleum Ltd. ka kënaqësinë të njoftojë rezultatet financiare dhe operacionale të tremujorit të dytë 2015. 
Gjatë tremujorit te dytë, Bankers arriti një marzh të të ardhurave me 29.52 dollar për fuçi dhe të ardhura operative neto 23.24 dollar për fuçi.

Më kryesoret për periudhën që përfundon në 30 Qershor 2015 janë:

Të dhënat Operacionale:
·Prodhimi mesatar i naftës gjate tremujorit të dytë të vitit ishte 20,050 fuçi naftë në ditë (fnd) krahasuar me 19,767 fuçi naftë në ditë në tremujorin e mëparshëm dhe 20,630 fuçi naftë në ditë gjatë tremujorit të dytë në 2014. Për gjashtëmujorin e parë të vitit, prodhimi mesatar i naftës ishte 19,909 fuçi naftë në ditë krahasuar me 20,272 fuçi naftë në ditë gjatë të njëjtës periudhë në 2014.

·Shitjet e naftës gjatë tremujorit të dytë të vitit ishin mesatarisht 19,626 fuçi naftë në ditë kundrejt 20,283 fuçi naftë në ditë në tremujorin e mëparshëm dhe 21,620 fuçi naftë në ditë në tremujorin e dytë 2014. Inventari i naftës bruto në 30 Qershor 2015 u rrit në 307,000 fuçi krahasuar me 270,000 fuçi në 31 Mars 2015.  Për gjashtëmujorin e parë të vitit shitjet e naftës ishin 19,953 fuçi naftë në ditë kundrejt 20,036 fuçi naftë në ditë gjatë të njëjtës periudhe në 2014.

·Shpenzimet kapitale gjatë tremujorit të dytë ishin 38 milione dollare.  Kompania shpoi 12 puse gjatë këtij tremujori në vendburimin e Patos-Marinzës, nga të cilët 10 puse horizontale prodhimi, një pus për depozitimin e ujit dhe një pus te ndalur. Shpenzimet kapitale ishin 50 milione dollare gjatë tremujorit të mëparshëm dhe 72 milione dollare gjatë tremujorit të dytë të 2014. 

Marzhi i prodhimit:
·Për tremujorin e dytë dhe gjashtëmujorin që u mbyll në 30 Qershor 2015, kostot operative dhe kostot e shitjes dhe transportit të krijuara nga kompanitë me bazë në Shqipëri dhe punonjësit e tyre, ishin   përkatësisht 32 milione dollare (17.86 $/ fuçi) dhe 69 milione dollare (19.18 $/ fuçi), me pak krahasuar me 39 milione dollare (19.99 $/ fuçi) dhe 70 milione dollare (19.27 $/ fuçi) gjatë të njëjtës periudhë në 2014. Kostot operative dhe kostot e shitjes dhe transporti u përmirësuan me 13% për fuçi, nga tremujori i parë në tremujorin e dytë të vitit.   

·Në tremujorin e dytë të vitit, të ardhurat operative neto (netback) ishin 42 milione dollare (23.24 $/ fuçi) krahasuar me 25 milione dollare (13.62 $/ fuçi) për tremujorin e mëparshëm dhe 106 milione dollare (53.89 $/fuçi) për tremujorin e dytë 2014. Të ardhurat operative neto për 6 mujorin e parë të vitit ishin 66 milione dollare (18.38 $/ fuçi) krahasuar me 199 milione dollare (54.74 $/ fuçi) gjatë të njëjtës periudhë në 2014.

·Marzhi i arkëtimeve për tremujorin e dytë 2015 ishte 29.52 dollar/fuçi nafte në ditë krahasuar me 23.32 dollar/fuçi nafte në ditë në tremujorin e mëparshëm dhe 53.89 dollar/fuçi nafte në ditë në tremujorin e dytë 2014. Marzhi i arkëtimeve për gjashtëmujorin e parë të vitit ishte 26.39 dollar/fuçi nafte në ditë krahasuar me 54.74 dollar/fuçi nafte në ditë gjatë të njëjtës periudhë në 2014.
 
Të dhënat financiare:
·Të ardhurat ishin 86 milione dollare (47.99 $/fuçi) për tremujorin e dytë 2015, krahasuar me 72 milione dollare (39.66 $/fuçi) gjatë tremujorit të mëparshëm dhe 171 milione dollare (86.68 $/fuçi) në tremujorin e dytë 2014. Çmimi i naftës së prodhuar arriti 78% të çmimit Brent të naftës në treg (61.88 $/fuçi) për tremujorin e dytë 2015 krahasuar me 74% të çmimit Brent të naftës në treg (53.94 $/fuçi) gjatë tremujorit të mëparshëm dhe 79% të çmimit Brent të naftës në treg (109.67 $/fuçi) gjatë tremujorit të dytë 2014. Kjo rritje e të ardhurave erdhi si pasojë e rritjes se përqindjes se çmimit te realizuar mbi çmimin  Brent krahasuar me tremujorin e mëparshëm por edhe si rezultat i rritjes se shitjeve te eksportit  gjatë tremujorit të dytë 2015. Për gjashtëmujorin e parë të vitit, të ardhurat ishin 158 milione dollare (43.78 $/fuçi) krahasuar me 316 milione dollare (87.00 $/fuçi) gjatë të njëjtës periudhë në 2014.

·Renta dhe Detyrimet ndaj Qeverisë Shqiptare dhe entiteteve përkatëse gjatë tremujorit të dytë 2015 ishin 12 milione dollare (14% e të ardhurave) krahasuar me 10 milione dollare (14% e të ardhurave) gjatë tremujorit të mëparshëm dhe 25 milione dollare (15% e të ardhurave) në tremujorin e dytë 2014. Për gjashtëmujorin e parë të vitit detyrimet ishin 22 milione dollare (14% e të ardhurave) krahasuar me 47 milione dollare (15% e të ardhurave) për të njëjtën periudhë në 2014.

·Kompania vazhdon të ruaj një pozicion financiar të fortë në 30 Qershor 2015, me një arkëtim 40 milione dollare dhe kapital aktiv 161 milione dollare. Në 30 Qershor 2015, Kompania ka tërhequr 114 milione dollare nga 223 milione dollare të objekteve të saj të aprovuara të kreditit. Kapitali aktiv në 31 Dhjetor 2014 dhe 30 Qershor 2014 ishin respektivisht 201 milione dollare dhe 191 milione dollare perkatesisht.
 
PERSPEKTIVA
Kompania vazhdon të zbatojë programin e saj kapital të 2015-ës sipas planifikimeve, mbështetur në çmimin mesatar vjetor të naftës prej 50 dollar/fuçi nafte në ditë të çmimit Brent duke menaxhuar shpenzimet dhe fluksin e të ardhurave. Aktivitetet e Bankers në tremujorin e tretë do të përqendrohen në strategjinë e saj me tri pjesë duke ofruar shpime të puseve horizontale me kosto të besueshme dhe të përsëritshme përmes programit primar të shpimit, duke zgjeruar marzhin e saj të produktit përmes përmirësimeve të infrastrukturës sipërfaqësore dhe duke përshpejtuar programin e metodave të dyta për rritjen e rezervave të nxjerrshme të naftës.

Prodhimi mesatar i naftës nga vendburimi i Patos-Marinzës dhe Kuçovës në tremujorin e tretë 2015 - deri më sot është 19,500 fuçi nafte në ditë, pak më i ulët se tremujori i dytë 20,050 fuçi nafte në ditë.  Dymbëdhjetë (12) puse horizontale prodhimi janë planifikuar për t’u shpuar në tremujorin e tretë në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Projektet e infrastrukturës dhe objekteve në tremujorin e tretë përfshijnë fazat përfundimtare të ndërtimit të sistemit verior të grumbullimit të emulsioneve dhe pajisjet e Satelit 3. Pas porositjes në fund të tremujorit të tretë, këto do të kompletojnë objektet kryesore për zonën veriore të fushës naftëmbajtëse. Pajisja e dytë për përzierjen e solucioni të polimerit pritet të blihet gjatë këtij tremujori, e cila do të përdoret për të përballuar modelin e programeve të dyta kryesisht në skajin jugor të zonës së projektit. Pajisjet e rekuperimit te fraksioneve te lehta në Pad-in H  dhe Pad-in D janë planifikuar dhe do të përfundojnë deri në fund të tremujorit. Këto dy projekte do të mundesojne grumbullimin e gazit shtesë që do të përdoret për të kompensuar kostot e naftës, propanit dhe energjisë elektrike. Përveç kësaj, kompania pret për të filluar ndërtimin e linjës së tensionit të lartë për sistemin e depozitimit të ujit, i cili do të rrisë sigurinë e energjisë dhe do të mbështesë zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të depozitimit të ujit.

Kompania do të vazhdojë të zgjerohet në programin e polimerit dhe injektimeve të ujit duke konvertuar një (1) pus në injektim uji dhe pesë (5) konvertime në puse polimeri në tremujorin e tretë.
 
Dokumente Mbështetëse
Për më shumë informacion ju lutem të vizitoni faqen tonë zyrtare:
www.bankerspetroleum.com
www.bankerspetroleum.al     
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'