Bankers Petroleum Ltd njofton për një ndikim të përkohshëm në prodhim nga një ndërprerje e aktivitetit të terminalit portual të Petroliferës Italo-Shqiptare ("PIA") në Vlorë, Shqipëri, për shkak të një rrjedhjeje të naftës së papërpunuar që ndodhi në këtë terminal ditën e diel, 22 maj gjatë ngarkimit të një anijeje.
Nafta e pa përpunuar është pastruar tashmë, megjithatë operacionet në terminalin e PIA-s janë pezulluar, ndërsa autoritetet vendase po kryejnë një hetim mbi incidentin.
Pezullimi i terminalit të eksportit ka çuar në një mungesë depozitimi të naftës së papërpunuar në Port por edhe në fushën e Patos-Marinzës gjithashtu.
Për të përballuar këtë situatë, Bankers do të fillojë të reduktojë prodhimin e naftës sot, më 1 Qershor, çka mund të çojë në një mbyllje të fushës në dy ditët e ardhshme, si pasojë e pamundësisë për të eksportuar naftë të papërpunuar në port.
Pezullimi i PIA-s pritet të hiqet në ditët e ardhshme, duke lejuar Bankers-in të rifillojë operacionet e tij si zakonisht.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com