ELBASAN - Kanë reaguar banorët e Mjekësit në Elbasan, një ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi negociatat për shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Ata shprehen për mikrofonin e "A1 Report", se janë të kënaqur me vendimin e kryeministrit, pas aludimeve se nëse armët kimike pranohen në Shqipëri, procesi i asgjësimit të tyre mund të kryhej në uzinën e Mjekësit.

“E pritëm me gëzim shumë të madh”. “Do rrimë rehat tani”. “Vendimi i qeverisë Rama shumë i qartë”. “Jemi të vegjël dhe armët kimike na helmojnë. Duam të rritemi pa helme”, ishin disa nga opinionet e banorëve: pleq, burra, gra, fëmijë.

mjekes

mjekes1
mjekes
Banorët e Mjekësit kanë zhvilluar një sërë protestash kundër asgjësimit të armëve kimike siriane në vendin tonë.

Madje, ata paralajmëruan edhe protesta ekstreme nëse do të merrej një vendim i tillë në një zonë të banuar si Mjekësi. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)