Banorët e Oblikës bllokojnë rrugën Shkodër-Muriqan

Dhjetra banorë të fshatit Oblikë në Shkodër kanë dalë në protestë për të kërkuar dëmshpërblimet nga përmbytjet. Ata bllokuan për disa minuta korsinë e rrugës Shkodër-Muriqan. Të revoltuar ndaj qeverisë ata u shprehën se janë mashtruar disa herë duke iu premtuar dëmshpërblimet.

Edhe banorët e Anës së Malit i janë bashkuar protestave të Nëshkodres për marrjen e dëmshpërblimit të përmbytjeve të viteve 2010- 2011. Banorët e kësaj njësie administrative për rreth 20 minuta protestuan në fshatin Oblikë, duke bllokuar njërin krah të rrugës për në Muriqan. Banorët i kujtuan kryeministritë Rama se janë dëmshpërblyer vetëm në masën 49% për demet në bujqësi ndërsa nuk kanë marrë asjë lekë për dëmet në banesa.

Protesta e banorëve ka vijuar e qetë, ndërsa monitorohej nga forcat e policisë për të shmangur çdo incident. Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në marrjen e dëmshpërblimit. Prej disa javësh banorët e NënShkodres kanë nisur protestat për marrjen e dëmshpërblimeve të përmbytjeve të 2010- 2011ku në Shkodër u përmbytën mbi 16 mijë ha tokë, qindra shtëpi e biznese.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët