TIRANË- Banorët e ‘5 majit’ dhe ata të ‘Laprakës’ protestuan ditën e sotme tek ish-sheshi ‘Shqiponja’. Të ulur këmbëkryq në rrugë, për rreth një orë ata bllokuan qarkullimin e mjeteve, konkretisht aksin nga Lapraka drejt autostradës Tiranë-Durrës.
Banorët e ‘5 majit’ tashmë të mbetur pa shtëpi kërkojnë nga Bashkia Tiranë që të dëgjojë zërin e tyre për shkak se kanë mbetur pa shtëpi, në mes të katër rrugëve. Ndërkohë, banorët e ‘Laprakës’ kanë dalë në protestë pasi duke se i pret i njëjti fat, ata thonë se kanë marrë një njoftim se shtëpitë e tyre në Laprakë do tu shemben për shkak të rikualifikimit urban.
“Po protestojmë për mbrojtën e shtëpive tone, na ka ardhur një informacion që do na prishen shtëpitë tona si pasojë e një projekt në Unazën e Madhe”, tha një tjetër protestues.
Nënë Liza nuk mund të mungonte, e kthyer në simbol të protestës, ajo i bëri sërish thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama që të ulen të dëgjojnë kërkesat e tyre.
“I bëj thirrje Ramës e Veliajt të merren me këtë popull, mos të nxjerrin popullin jashtë. Me popullin e vet janë duke u bërë armiq, afganistanët po i strehojnë këtu. Policisë i bëj thirrje mos të prek njeri me dorë, popullit i bëj thirrje të dalin në protestë, mos të bëhen dele”, tha Liza Marku.
Në fund të protestës, qytetarët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, ndërsa protestën e radhës do e mbajnë ditën e hënë.
“Nëse nuk merrni masa, protesta do jetë shumë madhështore dhe do vijmë deri tek shtëpia jote zoti kryeministër”, tha një protestues.
Më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.
Një banor i Laprakës ka thënë për Report Tv se shtëpinë e ka ndërtuar që në vitin 1993 dhe e ka disa katëshe, bashkë me vëllezërit e tij. Sipas tij i është dërguar një letër para 5 ditësh dhe i kanë njoftuar se do të shemben shtëpitë për rikualifikimin urban.
"Na sollën një letër dhe na thanë që për 5 ditë të ikim. Unë kam pyetur vetë në urbanistikë dhe më thanë vazhdo me ndërtimin. Pse vijnë tani dhe na nxjerrin jashtë. Ne nuk jemi kundër rrugës. Por ku do të na ccojnë. Ne nuk do të dorëzohemi", tha ai.
Ti marresh pronen tjetrit dhe te dalesh te protestosh se ma vodhi shteti kjo eshte nje cmenduri qe do ndaluar nje here e mire pergjithmone!
PërgjigjuStergjyshat tane i kane pagu me flori ato toka e nuk morem nje meter.Ky shtet tallet me shqiptaret ka 80 vjet
PërgjigjuPo ata indianet e Astirit nuk ju bashkuan ketyre? Po " Luani" ( macoku) i astirit ku eshte fshehur hahaha. O Njerez, perfitoni apartamentet ju jep bashkia se dhe ato nga taksat tona pa te drejte po i perfitoni. Mos perfundoni kot dyerve te prokurorive. Boll me se nuk ka kuptim. Derisa te mbarojne apartamentet do merrni qera, cfare doni me?? Epo toke e zaptuar edhe te kerkosh edhe 500m2 bahce nuk ka!!!!!
PërgjigjuNene Lizes po ti marresh pronen andej nga katundi qe ka origjinen kercet pushka. Ne nuk kemi shtet dhe as dreq se e shihje Nene Lizen.
PërgjigjuShteti duhet te ncjeri ligjin ,qe te gjithe ata qe kane zene token e tjetert kujt ,ti heqin dhe te kthehen ne tokat e tyre ,e jo tu japi bonus dhe shtepi ,me taksat tona ,ose ne te kundert hajde te zeme toke ku te mundemi ,asnje Tirans nuk ka zene token e tjetrit ,
Mir e ka dikush aty te ato letrrat që kan në duar: E drrejta e pronës private ësht e garantuar por ju se keni pronën tuj o njerëz tmir.Mbase ju e keni llafin për pronarin e tokës nfakt që shteti Berishës sja ka garantu pronën PRIVATE. Të gjith aty jeni zaptus tokash,e pronat në venet tuja të origjinës i keni rujt me pushk ndor e knej u lëshut a thu se ju pushtut Tironën.Ju me keqardhje e them vetm LEKT E TULLAVE E TË HEKRAVE MERITONI.Disa prej atyne aty i kom miq pamvarsisht se dalin në protest ata e din që jan të paligjshëm aty dhe kan zaptu pronat e dikujt tjetër.Mvje keq por aty ka shum të tjerë që skan dal në protest sepse e din që nuk kan asnji lloj të drrejte në atë tokë të zonme stil BERISHIAN. Merni lekt e tullave e hekrave e mos u ndjeni
Përgjigju