Banorët e ‘5 majit’ pa përgjigje prej 1 viti, protestë para Bashkisë Tiranë: Na gënjyen, s'na dhanë shtëpitë e reja! Do bëjmë vetëgjyqësi! Nuk jetohet me 18 mijë lekë

TIRANË -Pa simbolin që i përfaqësonte, Nënë Lizën, e cila nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, banorët e “5 Majit” 1 vit nga shembja e banesave, shkuan para bashkisë Tiranë pasi ende nuk kanë të qartë kur do të mund të gëzojnë banesën e re. Ata e marrin bonusin e qirasë por e cilësojnë të pamjaftueshëm në një kohë kur çmimet janë rritur ndërsa janë edhe të pastrehë.

Me akuzat se qeveria i ka grabitur pronat dhe ankesat se janë lënë në mes të 4 rrugëve pa shpjegim, nuk e kursejnë gjuhën e ashpër se do të bëjnë vetëgjyqësi. Njëri prej banorëve thotë se do të qëndrojë në pritje deri në vendimin e gjykatës.

"Më 21 janar folëm me Maznikun dhe na thanë në krye të vitit do të hyni në shtëpia. Ajo që duan të bëjnë këtë është vetëm të gënjejnë, aq më shumë kur dëgjon kryetarin e bashkisë që thotë do i sistemojmë sit e ‘5 maji’. Kë ke rregulluar? Na ke shkatërruar".

"Nuk e di si të jetojmë me 18 mijë lekë kur qiratë janë 300 euro. Si mund të bëjë bashkia në truallin tim një godinë kur mua nuk më kanë premtuar asgjë. I jam drejtuar të gjitha institucioneve, pres vendimin e gjykatës dhe nuk kam rrugë tjetër derisa të shkoj në vetëgjyqësi."

"Tani jemi në një shtëpi me qira te Fresku. Nuk jam kundra të mos bësh rindërtimin por dua lekët. Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos mos më detyrojë të shkoj në ekstrem", thanë banorët.

Një prej portestuesve paralajmëroi se do të shkojnë deri në akte ekstreme. 

“Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. ZAHON DO TA VAR. Ky më detyron të dal në rrugë”, tha një prej protestuesve.

“Nuk jemi kriminelë”, thotë një tjetër banor. Teksa përmend rastin e arrestimit të kreut të Cosa Nostras në Itali, Matteo Messina Denaro, shprehet se ishin 600 forca që u angazhuan për vënien e tij në pranga ndërsa për nxjerrjen e banorëve nga shtëpia pretendon se ishin 1000 forca policie.

“Sot 1 vit nuk kemi asnjë përgjigje. Sot takova dhe kryetarin e më tha do të kthej përgjigje. Po të kthehesh sot pas 1 viti i gjen gërmadhat më keq se sa kanë qenë që nuk e di kujt i shërbejnë. Nuk e kuptoj pse këta banorë duhet të dalin jashtë me urgjencë, me hedh gaz, me sjell 1000 policë. Për atë gangsterin në Itali, 600 forca ishin. Për neve erdhën 1000 forca, ne s’jemi kriminela. Duke parë rritjen e cmimeve, bonusi nuk del plus që në kontaktet që kemi bërë ne, pagesa bëhet me cmim personi. Nuk kemi përgjigje ende”, tha banori.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe rritjen e shpopullimit, thotë një tjetër, pasi banorët që kanë mbetur të pastrhë kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

“Para 1 viti, 164 familje kanë dalë të pastrehë. Mbi gjysma kanë ikur nga ky vend. Avash avash po e bëjnë fushë. Sikur t’i kishin dhënë shtëpinë qoftë edhe njërit, nuk do të kishin ikur. Kam përshtypjen se nuk do të ndalet me kaq, nëse vijon Veliaj dhe Rama, ajo që ka ndodhur vjet më 19 janar vjet të 5 maji, do të ndodhë sërish”, tha banori.

Një pjesë e banorëve të 5 majit, janë strehuar në pallatet që bashkia ka ndërtuar në të njëjtën lagje, bashkë me dhjetëra familje të tjera shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 21 nëntorit 2019.

Bashkia Tiranë bën me dije për Report Tv se deri tani kanë përfunduar 207 apartamente, dhe në fazën e dytë pritet të strehohen për rreth 2-3 muaj, rreth 150 familje të tjera si banorë të 5 majit që do të zgjedhin apartamentet përmes një shorti, ashtu edhe familje të prekura nga tërmeti.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xoni: 19/01/2023 10:45

    Ketu qekan vetem "tironcat" e Sali NON GRATES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës