Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Do vdesim në tokat tona! Kush na i prek pronat do bëhet kufomë këtu

Banorët e Bërxullës që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar e zhvendosën protestwn pranë pronave të tyre. Banorët thonë se  kompania Gener 2 ka nisur punën në terren ndërsa ende nuk u janë siguruar shpronësime të drejta.

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë në mbrojtje të pronës së tyre private që preket nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar. 

Frika e mospërshkallzimit të protestës deri në bllokim të rrugës së Rinasit bëri që në protestë të kishte prani të forcave policore dhe të Shqiponjave.

Me thirrjet,” boll na vodhët” dhe “do ta mbrojmë me gjak” pronën tonë, banorët thonë që nuk do të lejojnë zhvillimin e punimeve pasi projekti ka devijuar 3 herë.

“Do vdesim në pronat tona. Le të na bëjnë lapidar. Ne banorët po i themi, ndaç shteti ndaç policët që përdoren mish për tokë. Po iu themi që do bëhem kriminelë këtu, kush na prek tokën do bëhet kufomë këtu! Këtu bëhet vepër kriminale për çdo gjë, çdo minutë.- tha një banor.

Por sipas banorëve kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin dhe dëmshpërblimi i ofruar është qesharak.

Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, pasi protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitoj.

Kujtojmë se kjo është hera e katërt që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë, më herët banorët thanë se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.

Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. Shtyllat e projektit do të prekin mbi 60 banesa të tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit, thanë banorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Bisedime me kompaninë ‘Gener 2’ për projektin Thumanë-Kashar? Banori në Bërxullë: S’kanë marrë mundimin! I jemi drejtuar institucioneve, s’kemi përgjigje

 

Banorët në Bërxullë thonë se jo vetëm që nuk kanë patur bisedime me kompaninë ‘Gener 2’ për projektin e aksit Thumanë-Kashar, por as kanë denjuar të ulen me ta për bisedime. I pyetur nga gazetarja, Enxhi Musaj, banori u shpreh se u janë drejtuar institucioneve për projektin por nuk kanë marrë përgjigje.

‘Gener 2-shi’ as që e merr mundimin të denjoje të ulet me ne. Por, as institucionet e shtetit nuk pranojnë të ulen të bisedojmë. Ne u jemi drejtuar të gjithëve, duke nisur nga bashkia. Ministria e Infrastrukturës dhe s’patëm asnjë lloj përgjigje, vetëm na thanë që nuk ka projekt në këtë rrugë. Kompania është komplet e jashtëligjshme. Pasi është miratuar me mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Balluku ka dalë dhe ka thënë që është miratuar projekti Thumanë-Kashar. Dhe shteti pas kësaj (duke qenë se është projekt privat pra me koncesion) nuk merr asgjë, vetëm pas 30 vitesh.

Pas 30 vitesh kur të mbyllet kontrata i bie të marrin 1.3 miliardë euro.  - tha banori. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ed.p: 13/11/2022 17:52

    Ku jeni mo sufllaqegji, pse nuk komentoni ketu? Ku e keni qeverine? Ku e keni pushtetin vendor? A e kuptoni se si behen gjerat ne kete vend? Rrace e ndyre, hajdute te babezitur qe nuk ndalojne para asgjeje. Haku i hallexhinjve ju zente juve dhe sojin tuaj o plehra te peshtire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë