VIDEO/ Banorët e Bërxullës protestë për tokat, përzënë kandidatin e Rithemelimit, Indrit Hoxhën: Kush vjen për punë partie të ikë nga ka ardhur! E dimë që ke hallin e votës

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish për protestë. Po kësaj radhe të revoltuar jo thjesht për pronat e tyre që preken nga aksi Thumanë-Kashar që kanë 7 muaj që po protestojnë, por për të përzënë ndërhyrjen e politikës nga kauza e tyre!

Banorët e Bërxullës e kanë cilësuar me të drejtë si një shfrytëzim nga ana e kandidatit të Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha përfshirjen e befasishme dhe interesimin e tij për protestën e Bërxullës. Protestuesit thonë se janë në dijeni se ky interesim nga forcat politike të Berishës vjen si pasojë e zgjedhjeve vendore dhe se protesta e tyre është e pa përfaqësuar nga asnjë kah politik.

“Nuk duam mbështetje nga kandidatët. Nuk kemi nevojë fare për kryetar bashkie. Nuk e duam duam fare. Mos e filmoni fare edhe ju gazetarët. Na lini në hallet tona.”- tha një banor.

Një tjetër banore u shpreh Indrit Hoxha ka vetëm interesin e votës dhe jo të qytetarëve të Bërxullës.

‘S’kanë ardhur ndonjëherë këtu që të na vijnë sot. Jeni hajdutë. Nuk na përfaqëson asnjë. Nuk duam as parti as kryebashkiak. Kush vjen për punë partie të ikë nga ka ardhur. Kjo është protestë paqësore. Ai ka hallin e votës, nuk i intereson për ne. Nuk të duam fare këtu, hipi makinës vëllai im dhe ik. Ti u bëfsh çfarë të duash, por për vota mos na hajdeni. Ne s’të njohim fare ty, ke ardhur nga Tirana, s’je as katunari jonë.

Të lutemi shumë ik, se nuk e kemi protestë partiake”, iu drejtuan banorët kandidatit të Berishës për Vorën, Indrit Hoxha - tha banori.

Ndërsa një banor është shprehur se duhet sqaruar e vërteta se banorët e Bërxullës nuk përfaqësohen nga asnjë forcë politike.

‘Kandidati i bashkisë Vorë, ka dalë dje me lajme nëpër portale që demek e organizon ai protestën. Dhe kishin paralajmëruar protestë, protestën kemi 7 muaj që e mbajmë vetë dhe e kemi jo politike!

Të mbushen portale që organizohet protesta nga kandidatët e Berishës, këtë se pranoj.’- tha ai.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/04/2023 01:06

    E megjitheate,politikanet jane ata qe marrin keto vendime kur vijne ne pushtet e japin tendera e fillojne e anullojne projekte dhe te parafundit ku u duhet te gjejne zgjidhje keta protestues,se mjeti i fundit mbetet gjithemone drejtesia,edhe kjo e vene,ose e ndikuar nga po keta politikane.Ironike apo jo,por doni s'doni ne fund te keta do te perplaseni,ose me sakte te fituesit e zgjedhjeve te radhes.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/04/2023 20:51

    Gabim keta jan buraaaaaaa te mire. Se ne fakt kur ishin keta qener ne pushtet e pyesnin popullin e shkret. Lerini njerzit ne hallin e tyre se vetem te keqija ka par nga ju. Lerini perfitimet ne kurriz te fatkeqesis. Legena.

    Përgjigju
  • Vora: 09/04/2023 19:43

    Ta kishit pshurrur kete zagarin e e Berishes.

    Përgjigju
  • Toni: 09/04/2023 12:51

    Protestat gjithmone duhen mbeshtetur politikisht sepse nuk ka kuptim protesta nuk mund te jete ndryshe vecse politike. Ama ne kete rast fshataret kane bere mire dhe e dine shume mire. Ai qe financon fushaten e pd eshte ai qe ka marre tenderin nga Balluku. Eshte ulaj e ca te tjere.

    Përgjigju
  • noku: 09/04/2023 12:40

    pa perkrahje politike do te humbni

    Përgjigju
    • Cubel breca: 09/04/2023 20:55

      KY e ditka zgjedhjen e ketyre puneve. Do ishte mir qe emrin noku ta kishe noc rroku.

  • Ldhdjnd: 09/04/2023 11:57

    Si ngeli antikapati sdi te thot po notmale e ka sjell Armina katunarja me mik antikapatin se ky sesht as te ruaj delet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë