Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe një herë në protestë sot dhe kërkojnë që të kenë më shumë informacion se çfarë do të bëhet me pronat e tyre në gjurmën e rrugës Thumanë-Kashar. Ata shprehen të acaruar në mikrofonin e Report Tv dhe thonë se do ta mbrojnë me gjak pronën.
“Askush nuk ka ardhur të na thotë se ku kalon rruga e çfarë do të bëhet. Si mund të mos ikin shqiptarët nga këtu”, shprehet një banore.
‘Këtu po vidhet tokat hapur fare. Kujdes këta që mendojnë se mund të ndërtojnë këtu pa na pyetur. Do ta mbrojmë me gjak deri në fund të jetës. Nuk mund të vidhet e ardhmja e fëmijëve tanë për disa oligarkë hajdutë. Ne japim jetën dhe pronën nuk e lëshojmë’, thotë një tjetër banor.
“Kjo tokë është shitur 50 euro metri katror i tokës, këta duan ta vlerësojnë 4 euro. Ligji i thotë qartë se duhet marrë mesatarja e aktit të shitjes së 3 muajve të fundit. ARRSH nuk ka sjellë shkresë, por ka sjellë këtu 2 persona që na kanë thënë se vlera e tokës nuk ndryshon se është me VKM ndërsa për shtëpitë do të merret mesatarja e 3 muajve të fundit. Ndërkohë që ARRSH na ka thënë se nuk ështaë ajo përgjegjëse për rrugën se nuk e ndërton ajo. Projekti e shkatërron fshatin, nuk ka as mbikalime, as nënkalime dhe asgjë. Na i ndan tokat në mes. Duhen patjetër rrugë dytësore sepse na i bën pronat të pa aksesueshme. Askush s’na ka kthyer përgjigje”, deklaron një tjetër.
Lajmi kryesor:
Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë, ka tensione me policinë: Pushteti merret me shefat e FBI, ne duam çatinë mbi kokë
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona
28 Dhjetor, 19:56
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor, 18:34
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor, 18:20
-
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë
28 Dhjetor, 17:46
-
Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
28 Dhjetor, 16:24
-
Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'
28 Dhjetor, 15:14
-
Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital! Arrestohet shoferi
28 Dhjetor, 11:36
-
Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas
28 Dhjetor, 10:59
-
Sekuestrohen pronat e Elton Arkaxhiut, i dënuari në Francë për trafik droge, pronar i kafe 'Rio' e qendres 'SPA' tek 'Myslym Shyri' në Tiranë
28 Dhjetor, 10:18
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15
-
Si duket Shqipëria në pritje të Vitit të Ri 2025! ‘Report TV’ sjell pamje nga sheshet kryesore
27 Dhjetor, 15:32