Banorët e fshatit Bujqës të Elbasanit në protestë: Vëllai i kryetarit të PS-së në fshat na ka zaptuar kanalin vaditës!

Banorët e fshatit Bujqës në Elbasan janë duke protestuar përpara bashkisë së Elbasanit për shkak të një problemi me kanalin vaditës në fshat.

Ata thonë se kanali është zaptuar padrejtësisht nga një person tjetër në fshat. Banorët thonë se kanë të gjithë dokumentacionin e duhur ku vërtetohet se kanali është tokë e shtetit.

Sipas banorëve, zaptuesi i kanalit vaditës është vëllai i kryetarit të PS-së në fshat, Halit Tafani. Ata thonë se pavarësisht se kanali është tokë e shtetit, institucionet nuk reagojnë, pasi policia “sapo merr vesh për këtë bëhet fjalë largohet”.

“Gjithë verën të gjithë fermerët janë lodhur me pompa për të vaditur. Kryetari ka thënë do e zgjidhim. Prodhimet ikën. Me çfarë do mbahemi? Shteti të vijë ta zgjidhë? Ky kanal është jetë për ne. Bllokimi i kanalit pengon vaditjen e 20 fermerëve dhe 80 dynym tokë”, tha fermeri Xhevdet Qosja.

“Ka nxjerr një tub në oborrin tim. Halit Tafani  më ka kërcënuar mua dhe fëmijët, na thotë se do na vrasë. Para një jave më ka kërcënuar djalin e madh. Polici i zonës ka bërë një sjellje arrogante. Kam bërë shumë kallëzime, policia më ka marrë vetëm 3 në shqyrtim dhe janë në Prokurori”, u shpreh një banore.

Kanali vaditës është përdorur nga banorët prej 30 vitesh, ndërsa siç thonë ata 3 vitet e fundit është zaptuar nga Tafani.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/08/2022 00:13

    Shume mire qe thirret mediat,heren tjeter kur Tafani t'ju kercenoje,ose kur policia t'ju marre me te mire,beni gati camerat e celulareve dhe jepuani videot gazetareve per me shume fakte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK