TIRANE- Që prej orës 08: 30 minuta dhjetra banorë të fshatit fushë Domje të Kasharit janë vendosur para godinës qendrore të CEZ në autostradën Tiranë- Durrës në shenjë proteste për ndërprerjen e energjisë elektrike. Banorët nuk kanë lejuar punonjësit e kësaj kompanie të hyjnë në zyrat e godinës së CEZ.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë dhe të RENEA-s dhe gazetari ynë në vendngjarje Elkier Bushkola na informon dhe për tension mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Policia dhe forcat speciale ndërhynë me forcë për të shpërndarë banorët që kishin zënë derën kryesore të zyrave të CEZ që në orët e para të mëngjesit. Pas ndërhyrjes së policisë banorët në shenjë proteste mbajtën të bllokuar për pak minuta dhe autostradën Tiranë-Durrës për zhbllokimin e së cilës u desh sërish ndërhyrja e policisë. Pas kësaj banorët janë larguar nga sheshi para godinës së CEZ dhe kanë njoftuar se do vijojnë protestat . Ata thonë se kanë njoftuar dhe deputetët e opozitës për të mbështëtur protestën e tyre. Për momentin banorët janë grumbulluar larg zyrave të CEZ, kurse kompania vijon të ruhet nga forcat e rendit, ato speciale dhe forcat e policisë private.
Nga një kontakt që gazetari ynë Bushkola bëri me protestuesit ata kanë deklaruar se ishin koshientë se ishin debitorë ndaj CEZ por ndërprerja e energjisë prej 10 ditësh i ka dëmtuar së tepërmi dhe kërkojnë të gjejnë një zgjidhje. Sipas tyre janë 400 familje që nuk furnizohen me energji ndërkohë që janë ankuar dhe tek kreu i komunës Bërxull dhe në CEZ-et lokale por nuk kishin marrë dot përgjigje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com