Banorët e Ishmit: Jo zhvarrosjes 
së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra

Banorët e Ishmit: Jo zhvarrosjes <br />së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra
Vendimi për zhvarrosjen e eshtrave të piktorit të mirënjohur, Ibrahim Kodra me qëllim ngritjen e një memoriali në kodrat e Liqenit ka ngjallur zemërimin e banorëve të Ishmit, të cilët kanë penguar zbatimin e urdhrit të Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre, ka qenë amaneti i Ibrahim Kodrës që të prehet në vendlindje

Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së Kalasë së Ishmit në Durrës. Vendimi justifikohet me faktin se vetë piktori e ka lënë në testament për t’u prehur tek kodrat e liqenit.

Dhjetëra banorë kanë protestuar para vendit ku prehen eshtrat e piktorit, duke penguar edhe punonjësit e Bashkisë së Durrësit të zbatojnë vendimin. Sabri Kodra, i afërm i të Ibrahim Kodrës shprehet se ka qenë vetë piktori që ia ka lënë amanet që të prehet në vendin e lindjes.
 
Banorët dhe kreu i shoqatës “Ibrahim Kodra” të Ishmit thonë se nuk do të lejojnë ata që i vodhën pikturat t’i vjedhin edhe eshtrat.
 
Nga ana tjetër drejtuesi i Njësisë Administrative Ishëm, Luan Kërtusha, u shpreh se ka kërkuar nga institucionet që të tërhiqen dhe të kryejnë zhvarrosjen në një moment tjetër.
 
Ibrahim Kodra ndërroi jetë në 7 shkurt 2006 në Milano të Italisë, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

ibrahim kodra

ibrahim kodra

protesta ibrahim kodra


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi