Banorët e Kalisit apel nga
-20 gradë: 5 ditë dhe pa drita
Stuhia pengon helikopterët
Policia: 13 akse te pakalueshme

Banorët e Kalisit apel nga <br />-20 gradë: 5 ditë dhe pa drita<br />Stuhia pengon helikopterët<br />Policia: 13 akse te pakalueshme
TIRANE- Banorët e fshatit të thellë Kalis në prefekturën e Kukësit, përmes një maili të shpërndarë të gjitha mediave dhe institucioneve apelojnë për ndihmë. Fshati i tyre është totalisht i izoluar, temperaturat arrijnë deri në -20 gradë celcius, por gjendja sa vjen dhe rëndohet me mungesës së energjisë elektrike prej 5 ditësh tashmë. “Celularët tanë janë pa bateri dhe nuk i ngarkojmë dot. Rrezikojmë izolimin total dhe pamundësinë për të bërë një telefonatë apo mail SOS”

“Te nderuar drejtues te medias, gazetare, individe , faktore dhe grupime te ndryshme te gjithe ju qe jepni kontribut shume te vyer per informinin e publikut dhe me gjere, por njekohesisht ushtroni te gjithe ndikimin tuaj per sensibilizimin ne situata te emergjnces civile me natyra nga me te ndryshmet.

Po shfrytezojmë si nje nga menyrat e vetme te komunikimit ate ineraktive, fale teknologjise 3G qe per fat te mire mberrin edhe ne zona si kjo e izoluar totalisht si dhe baterise ne( grahmat e fundit) themi keshtu sepse behen 5 dite pa energji te laptopit te nje studenti qe u bllokua ne Komunen Kalis. Kerkojme ndihmen tuaj per sensibilizimi, te degjohet dhe te percillet zeri i banoreve te KALISIT ne institucionet shteterore emergjencat civile etj, qe te nderhyhet per zgjidhjen e nje situate vertet kritike (emergjence civile) e krijuar jo vetem ne komunene KALIS, por ne te gjithe rajonin verilindor . Per shkak te izolimit total info jone per komunat e tjera eshte e kufizuar por per komunen KALIS ne mund t’ju themi me detaje dhe pergjegjesi te plote se gjendja e banoreve eshte e rende. Ne kushtet e nje dimri te ashper te papare per nje periudhe thuajse 20 vjecare i cili mund te krahasohet per nga problematika e krijuar me ate 1985 ka sjell situata qe agravohen minute pas minute ne keto kushte ku trashesi e debores ne kete Komune ka arritur ne 1.5 m qe si pasoje e ererave te forta ka krijuar pirgje te madha debore e thene me thjeshte kodra te krijuar nga debora deri ne lartesin 2-3m te rrezikshme per precedent Ortekesh dhe te shoqeruara me temperature nen - 20 c shtuar ate qe ishte me e pakta qe mund te sigurohej mungesa e energjise elektrike qe prej 4 ditesh ka paralizuar jeten ne te gjitha drejtimet te afro 1000 banoreve te kesaj komune te cilet ndodhen ne kushtete e mungeses absolute te komunikimit , pasi ne situate te tilla i vetmi komunikim mbetej ai nepermjet telefonit celular, por tani pas 5 ditesh mungese te energjise banoret nuk kane asnje mundesi per te mbajtur eficente, ne gadishmeri telefonat e tyre per shkak se ju ka mbaruar karikimi, duke i lene ne izolim te plote dhe ne pa mundesi per te lajmeruar edhe rastet SOS .KETU NE KOMUNE KALIS jeta e banoreve ngjan me ate te shekujve perpara duke filluar qe nga lagjet ku mezi levizet nga nje shtepi tek tjetra shpeshhere komunikim ndermjet tyre realizohet duke thirrur me ze te larte ne distance por zeri i tyre nuk ka fuqi te mberrije, te degjohet atje ku duhet ne veshin e institucioneve shteterore, per kete kerkojme ndihmen tuaj. Edhe pse rruget kembesore hapen gjate dites nga banoret ne lagje, ato gjate nates por ka raste edhe brenda dites bllokohen si pasoje e eres se forte e cila krijon nje pershtjellim te debores ne formen e nje (stuhie bore). Besojme e kuptoni qe ne keto kushte nuk mund te flitet per komunikim mes fshatrave te kesaj komune apo aq me teper me rrugen nacionale KUKES-KALIS e bllokur prej 8 ditesh qe eshte krejt i pamundur kalimi qote edhe ne kembe.
Nderhyrja e emergjencave civile, angazhimi i forcave te armtosura te ushtrise me te gjitha mjetet per t’ju ardhur ne ndihme kryesisht ne zhbllokimin e rrugeveESHTE BERE EMERGJENTE. Hapja e rrugeve do te bente te mundur kapercimin e kesaj situate me sa me pak pasoja pasi rezervat ushqimore sa vin e pakesohen ato pake dyqane qe ndodhen ne komunen KALIS nuk kane mundesi te permbushin nevojat e banoreve me kerkesa ushqimore me shume se 3-4 dite, tani qe ka kaluar plot nje jave nga bllokimi pothuajse jane bosh asgje nuk ka mbetur kapaciteti i tyre rezerve eshte zero. Vlen te theksohet se kjo situate vjen ne nje kohe kur ishim drejt fundit te muajve te veshtire kur te gjith i ruheshin dimrit edhe kjo ka ndikimin e saj , e nuk mund te thuhet rendomte qe ata banore jane mesuar me dimir te tille kjo eshte nje situate emergjence nje dimer jo i zakonte pas shume vitesh , e sado i mesuar te jesh duhet te banosh ne keto zona per ta kuptuar ne eshte e lehte !!!!!!! Nderkohe qe ne vendet fqinje me Shqiperine prej kohesh eshte shpallur gjendja Emergjences dhe nderhyrja eshte e gjithanshme edhe ne Kosoven fqinje FSK nderhyri per ta pastruar boren ne rruge e per t’ju ardhe ne ndihme qytetareve te saj kudo ku kishte nevoje duke lehtesuar jeten e tyre . Prandaj eshte e rendesishme te reagohet, situate eshte e agravuar cdo minut qe kalon rendohet me shume ,individ banore qe ankohen per mungese ushqimesh, medikamentesh, baze ushqimore per bagetin qe eshte shume e rendesishme pasi theksoim eshte i vetmi burim jetese qe ne kushtet e rregjimit stallor konsumon sasi te medha baze ushqimore e ne kete menyre shume shpejt mund te gjenden perballe nje katastrofe nese nuk hapen te pakte rruget qe te krijohet mundesia per te gjetur burime te bazes ushqimore nga zonat me pak te prekura fundi do te jete i dhimbshem. Mungesa e energjise elektrike eshte teper serioze e cila e rendon me shume situaten sepse si i vetmi komunikim per te gjithe banoret sic theksuam me lart ishte ai telefonik themi ishte sepse prej 5 ditesh mungese te energjise shume pak mund ta kene akoma eficent ceularin per shkak (eshte e thjeshte ) jane te pa karikuar kuptohet e ne te tilla raste eshte krejt e pamundur qofte edhe per te thirrur per ndihme sic mund te jete nje emergjence mjeksore qe ka te bej drejteperdrejte me jeten njerezore, kompania cez nuk ka marre asnje mase per mbulimin e kesaj zone me punonjes per riparimin e defekteve nderkohe qe dikur ishte nje brigate e tere ne gadishmeri, por tani le te flasim per gjendjen aktuale nuk ja vlen ti kthehemi te shkuares.
Ne keto kushte qe ndodhen banoret e Komunes KALIS syte i kane vetem nga institucionet Sheterore pasi mundesite e Komunes per te nderhyre ne keto raste jane te pamundura per shkak te mungeses se mjeteve financiare, si komune e vogel qe eshte nuk disponon as edhe nje mjet qofte edhe privat borepastrues banoret e kesaj komune theksojme jetoin vetem me blektori dhe pak me bujqesi e ben shumefish te domosdoshme ardhjen ne ndihme .
Duke ju uruar pune te mbare ne angazhimet tuaja te perditshme per te kryer nje mision human sic eshte ai informimit, solidarizimit e me gjere besojme ne ndihmen tuaj dhe mbeshtetjen qe keni dhene ne pergjithesi per te gjitha situatat e ksaj natyre te krijuara sic ishte edhe ajo e permbytjeve ne Shkoder, e ne vecanti kemi nevoje per mbeshtetjen tuaj ne banoret e Komunes KALIS dhe jo vetem, te cilet ndodhemi ne( shtetrrethim) por kesaj here nga debora te beheni nje ze i larte qe te degjohemi nga institucionet pergjegjese e te marrin masa per nderhyrje”.

Me respekt banoret e Komunes Kalis.
Email: [email protected]
> - Telefoni: 0685034599

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin