Banorët e Kalivaçit në protestë: Po na zaptojnë tokat! Drejtori i Kadastrës: Pronari përfiton nga ligji i kompensimit

MEMALIAJ-Prej orëve të para të mesditës dhjetëra banorë të fshatit Kalivaç në Bashkinë e Memaliajt kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj autoriteteve kadastrale. Ata pretendojnë se po privatizohet në kundërshtim me ligjin një hapësirë prej dy hektarësh tokë, që aktualisht është pronë shtetërore. Sipas banorëve të Kalivaçit, toka bujqësore do t'i jepet një personi që nuk është banor i zonës, por vjen nga Vlora, duke akuzuar për korrupsion kreun e kadastrës në Tepelenë.

"Unë kam 20 vite që i kam mbjellë ata ullinj. Nuk e di si është dhënë kjo certifikatë pronësie. Na ka ardhur para disa ditësh bashkia me të gjithë policinë. Ne kemi kërkuar takim dhe sot e kësaj dite nuk na e kanë mundësuar", tha një banore.

Kam 10 fëmijë, 2 djemtë e mëdhenj me nga 3 fëmijë nuk kanë tokë fare. Ma mori i Zoti. Ma mori i Zoti, djali i Beqir Sulos, më ka marrë Xhaferr Veipi ullinjtë. Unë dua tokën e babait që ma ka lënë", thotë një tjetër.

"Kur e kemi ndarë nuk e dinim ligjin. Por ligji thotë që ullishte, pemishte, vreshtari, frutikulturë të mos ndahen. Kjo ka qenë tokë arë. Mos të na vijë ai nga Filati me ndonjë zagar tjetër që ka futur hundët dhe të na marrë tokën", shprehet një i moshuar.

Banorët mjaft të irrituar kanë kërkuar ndihmën e qeverisë pasi dy hektarët që pretendohet se janë pronë e një individi nga Vlora, janë tokë shtetërore. Aktualisht këtë sipërfaqe toke, banorët e Kalivaçin e kanë në përdorim për kullota. Kryetari i fshati Fatmir Bilaj kërcënon me bllokim të aksit nacional Krahës-Memaliaj nëse apeli i banorëve të Kalivaçit nuk merret në konsideratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës.

"Si fshat është autokton, nuk ka të huaj këtu. janë të gjithë vendas. Dhe ajo është tokë e trashëguar, jo tokë shtet e hapur rishtaz. Ka qenë dem baba dem tokë arë. I bëj një apel edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës, z. Artan Lame. Ose të presë përfaqësi nga fshati Kalivaç për të sqaruar këtë fenomen ose të dërgojë një njeri të tij këtu", tha një banor.

"Këto 2 hektarë tokë që na kanë mbetur po vjen njëri nga Vlora të na i marrë. Ne nuk jemi kaq të paaftë që t'i lëmë tokat e gjyshit tonë dhe t'ia japim gjyshit nga Vlora. Të marrë masa qeveria, unë bashkë me popullin tim, vëllezërit e mi do të zë rrugën këtu. Nuk do pyesim as për polici, e as për Qeveri", tha Fatmir Bilaj, kryeplaku i fshatit.

Ndërsa Report tv ka kontaktuar me kreun e Hipotekës në Tepelenë, Pëllumb Milori i cili tha se "në baze të VKM 770 të vitit 2014 shtetasi nga Vlora, Gezim Osmëni është kompensuar me 2 hektarë tokë në Kalivaç nga toka bujqësore shtetërore. Osmëni është ish-pronar në Vlorë dhe kompensohet në fshatin Kalivaç të Tepelenës".

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë