Banoret e Mallakastrës në
protestë kundër HEC-it në Pocem‏

Banorët e luginës së Vjosës, kryesisht nga Kuta e Mallakastrës protestuan sot në rrugën nacionale pranë fshatit Poçem kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës.

Kjo nuk është protesta e parë që ata organizojnë ku me mbështetjen e organizatave mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare e kanë kundërshtuar që nga fillimi ndërtimin e këtij hidrocentrali dhe i kanë kërkuar qeverisë shqiptare shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe mos lejimin e ndërtimit të asnjë HEC-i në gjithë luginën.

Protesta e radhës është nxitur nga zhvillimet e fundit në urën e Poçemit ku kompania turke, fituese e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës ka filluar punën, duke piketuar zonën ku do të ndërtohet diga dhe duke filluar studimet në terren.

Por banorët nuk e kanë lejuar të vazhdojë më tej, duke i detyruar ekspertët e kompanisë të largohen nga vendi ku planifikohet të ndërtohet diga dhe sot janë mbledhur më të shumtë në numër dhe të bashkuar si përherë për t’i kërkuar qeverisë të ktheje sytë nga ata dhe të mendojë për këtë komunitet që e ka lidhur jetën me lumin dhe shohin tek ai një potencial tjetër zhvillimi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë