Banorët e Nartës: Po na grabisin
e përdhunojnë, policia e mohon

Banorët e Nartës: Po na grabisin<br />e përdhunojnë, policia e mohon
VLORE- Banorët e Nartës, në rrethin e Vlorës, protestojnë për një situatë të frikshme të mungesës së rendit dhe sigurisë në fshatin e tyre. Të rebeluar, banorët denoncojnë një fenomen, sipas tyre, që po shkatërron gjithçka në këtë zonë, vetëm 5 kilometër larg qytetit dhe po çnderon fshatin.
 
Për televizionin A1 Report dhe Shqiptarja.com, banorët denoncojnë se shtëpitë e fshatit, që është me burra në emigracion dhe ku jetojnë shumica, gra e vajza, prej shumë vitesh janë prehë e grabitjeve, plaçkitjeve dhe përdhunimeve të grave.
 
Ata shprehen të revoltuar dhe tepër të indinjuar. Pasditen e të mërkurës ata kanë protestuar në qendër të fshatit duke kërkuar angazhimin total të policisë për të zbardhur ngjarjet.
 
Shumica e banorëve pretendonin, se ka pasur shumë përdhunime dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj grave të moshës së tretë, të cilat jetojnë të vetme, pasi familjet e tyre ndodhen në emigrim, në Greqi.
 
Kryeplaku i fshatit, Nasho Zoica, i cili e mban këtë detyrë prej 9 vjetësh, tha se kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme, të cilat i kanë përjetuar, si vetë ata, edhe të afërmit e tyre.
 
Madje, një grua tregon edhe faktin, se nëna e saj e moshuar është përdhunuar në banesë. Ata i bëjnë thirrje policisë të ndërhyjnë për të gjetur autorët.
 
Kryeplaku dhe banorët kërcënojnë, se nëse nuk do të zgjidhet problem i sigurisë së tyre, do të bllokojnë rrugët me protesta. Sipas tyre, për këtë fenomen, është në dijeni edhe policia.

“Në fshatin tonë ditë për ditë ndodhin këto gjëra. Mua më erdhën për të më vjedhur dhe më vranë edhe burrin. Më e keqja është se veçse na vjedhin po na përdhunojnë motrat e nënat tona. Fshati ynë nuk e duron më këtë. Të ngrihemi të gjithë, gjihë burrat e Nartës, të merret ADN dhe nëse është ai person nga Narta të varet këtu në mes të fshatit. Sot i ndodhi nënës sime 82-vjeçare nesër do më ndodhë mua.”- thotë një banore për mikrofinin e "Tv A1 Report". 

“Ne duam zgjidhje të vijë ekspertiza të bëjë ekspertizën dhe të tregohet e vërteta se po na përdhunohen plakat.  Vjen policia dhe nuk ka bërë asgjë. Ne si fshat jemi shumë të shqetësuar, se ne si fshat nuk e durojmë dot përdhunimin se djemtë tanë janë të gjithë në mërgim ose janë plaka që iu kanë vdekur pleqtë.”

POLICIA: S'KEMI DENONCIME MASIVE
Policia e Vlorës, e ka hedhur poshtë pretendimet banorëve të Nartës. Dionis Dulaj, Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Vlorës, deklaroi për A1 Report, se nuk ka pasur denoncime masive, siç pretendojnë banorët.
 
“Para disa muajsh ka pasur një rast përdhunimi të një gruaje 63 vjeçe dhe autori është arrestuar. Ndërsa të merkurën, siç pretendojnë banorët, kemi një rast, i cili ende nuk është i sqaruar, nëse ka qenë tentativë grabitjeje në një banesë, apo tentativë përdhunimi.
 
Zonja që gjendej në shtëpinë për të cilën denoncojnë banorët, është dërguar për ekzaminime ligjore dhe ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup apo tentative për marrëdhënie me dhunë”, tha zëdhënësi i policisë së Vlorës, për A1 Report dhe Shqiptarja.com.

Pas denoncimit në Tv A1 Report erdhi dhe prononcimi zyrtar nga Policia e Vlorës

"Vlorë më datë 08.07.2013 rreth orës 01:00 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim nga një shtetasja E. N., banuese në fshatin Nartë se një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e saj. Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për kryerjen e hetimeve paraprake.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, si dhe bazuar në aktin e ekspertimit mjekoligjor të një grupi prej 3 mjekësh, ka rezultuar se ndaj shtetases me iniciale E. N. nuk ka shenja dhune seksuale.

Gjithashtu ka rezultuar se personi i cili ka hyrë nëpërmjet dritares është larguar menjëherë sapo ka hasur në prezencën e shtetases E. N.

Aktualisht nga grupi hetimor po punohet për të sqaruar nëse bëhet fjalë për “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë” e mbetur në tentativë apo për “Vjedhje”.

Gjithashtu gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që në çdo rast që kanë dijeni për vepra penale të ndryshme apo janë pre e tyre të njoftojnë Policinë duke i garantuar ata për
mbështetje të plotë ligjore dhe kryerjen me përpikmëri të të gjitha procedurave që parashikon ligji si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve të tyre.

Redaksia online
(gs/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet