Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar firmat për mbajtjen e një referendumi në Poliçan, banorët e së cilit janë kundër shkrirjes së bashkisë së tyre.

Tanimë, grupi nismëtar do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të vendos për mbajtjen ose jo të referendumit.

Nëse gjykata vendos për mbajtjen e referendumit, atëherë Presidenti Bajram Begaj vendos për datën e mbajtjes dhe nëse gjykata e vendos të kundërtën, atëherë shpresa e banorëve të Poliçanit për Bashkinë e Tyre merr fund!

 Sipas ligjit aktual alternativa fituese duhet të marrë shumicën e votave të vlefshme dhe Votat në favor të saj duhet të përbëjnë të paktën 1/3 (33,33%) të zgjedhësve të regjistruar.