Banorët e Roskovecit bëjnë qytetin e tyre me muze, dhurojnë relike dhe objekte të ruajtja në banesa

Relike të vjetra që banorët i kanë ruajtur ndër vite në banesat e tyre, gjenden sot të ekspozuara, në të parin muze në qytetin e Roskovecit. Janë enë të ndryshme dhe objekte shtëpiake, që s’kanë një datë, por banorët thonë se i përkasin viteve nga 1900-ta deri në ditët e sotme.

Edhe ndërtesa që është kthyer në muze mbart një histori. Është ish-godina e bashkisë, ndërtuar në vitin 1926. Inaugurimi u bë me një ceremoni ku morën pjesë intelektualë dhe drejtues lokalë. Muzeu ndodhet në qendër të qytetit të Roskovecit, ndërsa hyrja për vizitoret është falas.

“Godina është një nga më të vjetrat në Qarkun  e Fierit  që daton në fillimet e viteve 1926. Ka shërbyer gjithë kohën si godinë institucionale e bashkisë. Në momentin që bashkia e Roskovecit ndërtoi një bashki të re  atëherë ne vendosem me një vendim të Këshillit të Bashkisë që këtë godinë të vjetër ta kthejmë në një muze lokal. Filluam punën me gjithë komunitetin për të grumbulluar pajisje  dhe objekte të vjetra, objekte të përditshmërisë tonë duke filluar që nga jeta jonë familjare”,  tha kryebashkiakja e Roskovecit, Majlind Bufi.

“Kjo është godina e bashkisë së vjetër. Është bërë në vitin 1929. Sot është kthyer në muze. Patjetër është e nevojshme që një muze ta kishte Roskoveci. Muzeu ishte mëse i nevojshme”, tha mësuesi Vasil Kola.

Krahina e Roskovecit rezulton në dokumentet arkivore që në vitin 1923, kur bënte pjesë në qarkun e Beratit dhe njihej si “Tregu i Frashërit”. Në kohën e diktaturës u kthye në njësi te qarkut Fier, ndërsa me hartën territoriale te 2015-ës mori statusin “Bashkia Roskovec”.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta