TIRANË – Pasditen e sotme, dy fëmijë në afërsi të zonës së Freskut në kryeqytet kanë rrezikuar të mbyten në bodrumin e mbushur me ujë të një pallati të papërfunduar, por fatmirësisht kanë shpëtuar. Për më tepër, ata kanë rrezikuar jetën edhe nga kontakti me energjinë elektrike, pasi në bodrumin e pandriçuar shtriheshin edhe kabllot e pompës së ujit, që priste të montohej.
Të ndodhur para këtij rreziku të paparashikuar, prindërit e dy fëmijëve dhe banorë të tjerë të pallatit në ndërtim janë konfiktuar me pronarin e pallatit, por vetëm në telefon pasi, ai rregullisht i ka injoruar kërkesat e tyre
PRONARI I PALLATIT PELLUMB KORFUZI: A KANE VDEKUR?
Gazetari i "A1Report!", Arsen Rusta, ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë opinionet e banorëve, që të shqetësuar ishin para pallatit të papërfunduar. Ata deklaruan se kanë 3-4 vjet që i kanë kërkuar pronarit Pëllumb Korfuzi të rregullojë bodrumin, kabllot e madje edhe ashensorin, por ai është tejet indiferent. Edhe për rastin e sotëm, përgjigja e tij ironike në telefon ka qënë: "A kanë vdekur?!" Përveç ndërtuesit, banorët kanë kërkuar ndihmë edhe në rajonin nr.4 të policisë dhe në njesinë bashkiake, por asnjë masë nuk është marrë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com