FIER- Një vatër zjarri ka rënë këtë mbasdite në Portëz të Bashkisë Fier. Nga flakët është përfshirë një kodër me ullinj e shkurre.

Në vendngjarje ndodhen 2 zjarrfikëse, por po ndihmohet për shuarjen e flakëve edhe nga banorët e zonës.

Terreni i vështirë dhe flakët favorizohen nga era.